Shendet

A transmetohet COVID-19 përmes bukës?

Shumë prej njerëzve pyesin këto ditë nëse virusi COVID-19 mund të transmetohet përmes bukës. Infeksionisti i njohur Pëllumb Pipero sqaroi në “Opinion”, se kjo gjë nuk mund të ndodhë. “Nuk transmetohet përmes bukës. Të rrini të qetë”, siguroi ai. Por, Pipero sugjeroi që shitesit e bukës të ndërrojnë dorëzat sa herë që i shërbejnë klientit, apo të lajnë duart me sapun sa më shpesh. Gjë që në fakt nuk ndodh.

Megjithatë, lajmi i mirë është që në rastin e koronavirusit, buka nuk përbën rrezik për tu transmentuar. Këtë e thonë studimet e fundit madje edhe nutricistë të njohur brenda dhe jashtë vendit. Studimet e fundit fokusohen vetëm tek disa ushqime të tjera, dhe masat që duhet të ndërmerren në këto raste. Antonello Paparella, profesor i Mikrobiologjisë së ushqimit në Universitetin e Teramos nënvizon për sitin ilfattoalimentare.it se nisur nga disa raporte te fundit transmetimi përmes ushqimit nuk mund të përjashtohet apriori, “por nëse do të identifikohet si e tillë, ajo mund të mbetet përjashtim, por jo rregull”.

Ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë, përmes një raporti zyrtar të publikuar në fund të muajit shkurt, rekomandon që këto kohë të evitohen ushqimet krudo ose ato pak të ziera apo të skuqura, si mishi, peshku, veza apo edhe qumeshti.

Është mirë gjithashtu që ushqimet e gatuara dhe ato krudot të qëndrojnë vecmas edhe në frigorifer. Ndërsa bukën studimet nuk e specifikojnë. Ajo vijon të shërbejë në disa raporte kërkimi si identifikuese e nivelit të higjenës nga qytetarët kur ajo preket me dorë. Por për koronavirusin nuk ka asgjë që e lidh. Të paktën deri tani.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë