Mendim

A po luan Kim Jong-un me Amerikën?

Një javë më parë, Presidenti Donald Trump ishte duke përgatitur fjalimin për pranimin e Çmimit Nobel të Paqes, të cilin "të gjithë" mendonin se duhet ta fitonte për të çarmatosjen bërthamor të Koresë së Veriut, një arritje që duket ende e largët dhe e pasigurtë. Me gjithë këto pritshmëri, do të ishte jashtëzakonisht e turpshme për Shtëpinë e Bardhë nëse përpjekjet për të arritur paqen dhe denuklearizimin e Koresë së Veriut do ta çonin presidentin amerikan drejt një humbjeje të madhe përballë Kim Jong-un. Mesa duket Trump dhe ekipi i tij ishin duke festuar para kohe, pasi Koreja e Veriut nuk është zotuar ende për asgjë konkrete dhe në vazhdën e ngjarjeve të kësaj jave, duhet të shqyrtojmë mundësinë që Kim të ketë qënë duke luajtur gjatë gjithë kohës me Presidentin Trump.

Për t’u treguar të drejtë me Trump, gjërat kanë qenë duke shkuar shumë mirë deri pak kohë më parë. Presidentit amerikan kishte planifikuar një samit historik me Kim muajin e ardhshëm, ndërkohë që ky i fundit dhe presidenti i Koresë së Jugut kanë mbajtur një mbledhje mëse të suksesshme. Nga ana tjetër, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo u kthye nga Pheniani me tre amerikanë të burgosur nga regjimi i Kim dhe Koreja e Veriut njoftoi shkatërrimin e zonës së testimeve bërthamore, i cili u konfirmua edhe nga imazhet satelitore.

Sidoqoftë, ditët e fundit Koreja e Veriut ka ndryshuar drejtim dhe rruga drejt çarmatimit bërthamor nuk duket më aq e shkurtër sa një javë më parë. Një stërvitje ajrore e forcave amerikane dhe atyre të Koresë së Jugut, bëri që Kim të anullonte raundin vendimtar të bisedimeve me Seulin. Regjimi tani thuhet se ka mendime të tjera rreth takimit me SHBA-në, një ndryshim që ka çarmatosur Shtëpinë e Bardhë. Humbja brenda pak minutash e asaj që dukej si një mundësi e sigurt duket se e ka zënë edhe vetë presidentin në kurth.   Sipas deklaratës së Shtëpisë së Bardhë, Trump kërkoi të garantone Kim Jong-un se në këmbim të marrëveshjes së çarmatimit, SHBA-ja do të siguronte mbrojtje të fortë ushtarake për të dhe regjimin e tij.

Ai do të ishte aty ku është sot, duke drejtuar vendin e tij, i cili do të ishte shumë i pasur. Por Kim ka treguar se çmimi i braktisjes së armëve bërthamore, nuk është një siguri e besueshme se SHBA-ja nuk do të pushtojë Korenë e Veriut.

Hezitimi i Koresë së Veriut për të bërë një marrëveshje me SHBA-në vjen si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj deklaratave të John Bolton, këshilltarit amerikan të sigurisë, se administrata Trump po kërkon të ndjekë "modelin e Libisë" për çarmatosjen bërthamore të Koresë së Veriut, një model që përfundoi shumë keq për udhëheqësin libian Muamar Gadafi. Bolton ishte gjithashtu një factor kyç në vendimin e Trump për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Iranin, duke dërguar një sinjal për Phenianin se çdo marrëveshje që bën me SHBA-në mund të mos jetë e vlefshme pas disa dekadash.

Ndërkohë, Bolton, Pompeo, dhe vetë Trump kanë treguar tre versione të ndryshme rreth natyrës dhe qëllimit të këtyre bisedimeve. Pompeo thotë se shpërblimi i Koresë së Veriut për shkatërrimin e armëve bërthamore do të ishte një bum investimesh nga kompanitë private amerikane, të cilat, nën regjimin e fortë të Phenianit, tingëllojnë më shumë si një pushtim.

Ndoshta as vetë Trump nuk mund ta kuptojë rëndësinë e asaj që thonë zyrtarët e lartë të politikës së jashtme. Ai gjithashtu mund të mos kuptojë se vizioni i tij i deklunarizmit të gadishullit Korean është shumë i ndryshëm nga ai i Kimit. Në të vërtetë, duke gjykuar disa nga postimet e tij në muajin e kaluar, presidenti duket se beson se paqja në Kore është praktikisht një marrëveshje e arritur tashmë, edhe pse bëhet fjalë për një proces shumë të pasigurtë që është ende në fillimet e tij. Kushdo që beson Korenë e Veriut duhet të kishte qenë i vëmendshëm ndaj mundësisë që iniciativat e fundit të Kim të ishin në fakt një lojë politike. Në fund të fundit, ai duhet të heqë dorë nga gjithçka të shtrenjtë që ka.

Me raketat në dorë dhe me mijëra armë që mund të godasin Seulin, udhëheqësi i Koresë së Veriut mund të përdorte aftësitë e tij ushtare për të lidhur një lak rreth SHBA-së dhe Koresë së Jugut për vitet që do të vijnë. Ai e di se një pushtim do të ishte jashtëzakonisht i kushtueshëm për të dy kundërshtarët e tij dhe se edhe nëse Trump është mjaft i çmendur për ta konsideruar ai mundësi, ushtarakët amerikanë që i njohin rreziqet do ta ndalojnë.

Të jesh në prag të një marrëveshjeje dhe më pas të tërhiqesh papritur është një strategji e njohur për Korenë e Veriut. Trump po ecën me supozimin se Pheniani po shkatërron armët bërthamore dhe se bisedimet vazhdojnë, por duhet të jetë i kujdesshëm ndaj sjelljeve lojoës së koreano-veriorëve, për të mos përmendur mundësinë reale se të ecë me këmbët e veta drejt një kurthi.

Ne e dimë se në mendjen e tij Trump, e konsideron vetën "si një person me të vërtetë inteligjënt, por çfarë do të ndodhë nëse plani i Kim Jong-un rezulton të jetë më i zgjuar?/New York Magazine/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë