Mendim

A nuk ka më turp?

Sam Bankman-Fried është treguar shumë i kujdesshëm që pas ngjarjes me kompaninë e tij FTX. Kjo jo sepse është joetike apo ka diçka të paligjshme, por sepse ai do që ne të dimë se ai është në një moment shumë të vështirë dhe po përjeton turp. 

“Një gabim për të cilin ndihem shumë i sikletosur është sepse unë e nënvlerësova shkallën e shkatërrimit të tregut”, tha ai. “Kisha shumë pak informacion për atë që po ndodhte.”

Tani, për të qenë të sinqertë është pak e çuditshme që dikush kaq i sikletosur të dalë të flasë në media, sidomos edhe kur avokatët e tij kanë udhëzuar të mos e bëjë. Por një rënie kaq shkatërruese nga qielli mund të thyej egon. Ky është një burrë, në fund të fundit, i cili po pozonte me kënaqësi në kopertinat e revistave, ndërsa u quajt “Warren Buffett i ardhshëm” në gusht.

Unë në fakt nuk jam shumë e sigurt nëse të qenit “i sikletosur” është standardi kur flitet për humbjen e 8 mld dollarëve dhe shembjen e  një industrie 32 mld dollarëshe. Një emocion për të cilin nuk e kam parë Bankman-Fried duke folur është turpi. Ka një dallim midis të dyjave; të ndjerit siklet do të thotë që sapo ke zbuluar një aspekt jopozitiv për veten ose të tjerët, pa dashje. Të ndjerit turp do të thotë vetëdija se ke bërë diçka të gabuar dhe të dënueshme.

Sikletet e Bankman-Fried lidhen me njollosjen e imazhit dhe jo veprimit, rrjedhimisht moralisht neutrale. Nëse ai do të fliste për turp do të tregonte se po merr pak përgjegjësi morale për atë çka bërë.

Në vend të kësaj, pretendimet e tij për siklet janë thjesht një lloj sinjalizimi i virtytit emocional, pa asnjë bagazh të rëndë moral që vjen me marrjen e përgjegjësisë.

Jo vetëm që Bankman-Fried duket se i mungon turpi; ai duket pothuajse përçmues ndaj atyre që ndjejnë emocione komplekse morale. Në disa mesazhe të zbuluara në Tëitter mes tij dhe gazetares, Kelsey Piper, ai kritikon ish-kolegët: “Gary është i frikësuar, Nishad është i turpëruar dhe fajtor”. Ai gjithashtu i thotë Piper se ata që mbikëqyrin procedurat e falimentimit të FTX “po përpiqen t’i djegin të gjitha nga turpi”. Për fat të mirë për ndërgjegjen e tij, “bota nuk është kurrë kaq bardh e zi”.

Turpi ka marrë një kuptim të keq vitet e fundit”, sipas filozofit Martha Nussbaum, për shembull, ka argumentuar se është një emocion “primitiv” që ka të bëjë me “dëshirën për t’u fshehur nga njerëzimi ynë” dhe se “pengon përparimin moral të shoqërisë”. Dhe në të vërtetë, lloji i turpit që ndiejmë për gjërat që janë jashtë kontrollit tonë nuk duket as i shëndetshëm dhe as i dobishëm.

Mungesa e plotë e turpit duket se ka qenë ajo që çoi në kolapsin spektakolar të FTX. Sikur Bankman-Fried të kishte ndier se në rrezik ishte më shumë se imazhi i tij, a do të ishte sjellë ai kaq i pamatur?

Ndërsa paturpësia e botës së kriptove mund të jetë veçanërisht e pacipë, problemi shkon më thellë se kaq. Me mohimin e fesë, është bërë më e vështirë për të rënë dakord për një sërë vlerash të përbashkëta dhe për të gjetur mënyrën e duhur të trajtimit të shkeljeve – si tek të tjerët ashtu edhe tek ne. Por ne duhet. Sikleti është shumë i dobët një pasojë emocionale./Financial Times

*Nga Jemima Kelly, gazetare e Financial Times që shkruan për zhvillimet sociale dhe financiare midis të rinjve. Më herët ajo punonte për Reuters.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë