Shendet

A ndikojnë qimet në hundë për të luftuar sëmundjet virale?

Një raport mjekësor thotë se qimet në hundë filtrojnë ajrin që thithim dhe për këtë arsye na mbron nga infeksionet, viruset e ajrit, bakteret dhe patogjenët e tjerë. Por, kjo gjë nuk është e verifikuar plotësisht.
Ideja që qimet në hundës, të njohura në mjekësi si vibrissae, mund të ofrojnë mbrojtje kundër mikrobeve infektive, daton më shumë se një shekull. Në 1896, disa mjekë anglezë, në një raport të publikuar në revistën “The Lancet” shkruan se pjesa e brendshme e shumicës së zgavrave normale të hundës është krejtësisht sterile. Nga ana tjetër qimet e veshëve janë me dyll në përgjithësi të formuara nga baktere të padëmshme. Këto dy fakte duket se demonstrojnë se vibrissae veprojnë si një filtër. Përfundimi i mjekëve anglezë mund të duket i logjikshëm, por në atë pikë, askush nuk kishte studiuar nëse shkurtimi i qimeve të hundës mund ta bënte më të lehtë për mikrobet të depërtonin më thellë në traktin respirator.
Deri në vitin 2011 dendësia e qimeve të hundës u studiua në mënyrë rigoroze si një lidhje e mundshme e sëmundjes. Në një studim të 233 pacientëve të botuar në Arkivat Ndërkombëtare të Alergjisë dhe Imunologjisë, nga një ekip studiuesish turq zbuluan se njerëzit me qime të pa hequra në hundë kishin më pak gjasa të kishin astmë. Studiuesit ia atribuan këtë gjetje funksionit të filtrimit të qimeve të hundës. Vëzhgimi i tyre ishte interesant, por ishte një studim vëzhgues që nuk mund të provojë gjë. Studiuesit gjithashtu nuk bënë asnjë studim pasues për të vlerësuar sesi prerja e qimeve të hundës mund të ndikojë në rrezikun e astmës ose infeksionit. U desh deri në vitin 2015 që mjekët në Klinikën Mayo të kryenin studimin e parë dhe deri më tani të vetëm, për të parë efektet e heqjes së qimeve të hundës. Studiuesit matën rrjedhën e ajrit të hundës në 30 pacientë para dhe pas prerjes së qimeve të hundës dhe zbuluan se shkurtimi çoi në rrjedhjen më të lirshme të ajrit në hundë. Përmirësimet ishin më të mëdha tek ata që kishin më shumë qime në hundë. Rezultatet u botuan në revistën “American Journal of Rhinology and Alergy.”
Përsëri, një përfundim interesant, por a lidhet më mirë qarkullimi i ajrit me hundë me një rrezik më të lartë të infeksionit?
Asnjë studim nuk e trajtoi këtë pyetje drejtpërdrejt. Por David Stoddard, autori kryesor i studimit Mayo, shpjegon se bazuar në studimin e kufizuar të qimeve të hundës, nuk ka dëshmi se shkurtimi ose depilimi i tyre rrit rrezikun e infeksioneve të frymëmarrjes./The New York Times/Përshtati Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë