Shendet

A ndihen të rinjtë nën presion për të bërë seks?

"Ne flasim për seksin gjithë kohën. Kjo temë është bërë jashtëzakonisht normale dhe njerëzit nuk e kanë më një tabu", thotë Maja 16-vjeçare.
Gjatë kohëve të fundit një sondazh kundrejt qëndrimeve seksuale tregoi se një e treta e grave dhe një e katërta e meshkujve midis moshës 17 de 24 vjeç ndjehen se e kanë humbur virgjërinë në kohën e gabuar.
Pra, duke qenë të rrethuar nga bashkëshortët, rrjetet sociale dhe shfaqjet televizive që diskutojnë për seksin "gjatë gjithë kohës" e bëjnë më të vështirë për të thënë “jo” kur kryen marrëdhënie për herë të parë.
“Unë nuk do t’i thoja askujt nëse kisha kryer marrëdhënie seksuale, disa gjera duhet të mbahen vetëm për vete, por ndihem se nuk mund të kontrolloj as privatësinë time,” thotë Maja.
Sazali, i cili është gjithashtu 16 vjeç, ndihet tregon se është ndjerë shumë i sigurt kur ka kryer marrëdhënie seksuale për herë të parë, por gjithashtu thotë se ka pasur shumë presion nga bashkëmoshatarët.
“Seksi është një ndër temat e para që diskutohet në grupet tona shoqërore dhe në ndjejmë se është turp të jesh ë virgjër,” shton ajo
Gjithashtu, edhe Beth në të njëjtën moshë, është në dijeni të këtij fenomeni. Ajo tregon se të gjithë shokët e saj janë ndjerë të detyruar të bëjnë seks, përkundrazi do t’i quanin të paaftë.

Ndërsa Nicole, i cili është në moshën 18 vjeçare dhe është më e rritur tregon se nuk ndjen presionin e bashkëmoshatarëve dhe ende nuk ka kryer marrëdhënie seksuale, pasi po pret që kjo gjë të ndodhë me personin e duhur.


“Ndjej se kam shumë kohë në jetën time dhe nuk kam pse të nxitohem,”
Beth mendon se shumë njerëz ndikohen nga të gjitha gjërat që na rrethojnë porsa i përket seksit.
“Shumë njerëz shikojnë shfaqje seksuale, apo fotografi dhe kjo i bën ata të ndihen sikur është një gjë normale që duhet të nxitojnë për ta bërë. Në shikojmë 14 vjeçarë që janë te etur për informacion dhe gjatë gjithë kohës shikojnë fotografi të ndryshme pornografike,” shton ai
Gjithashtu, edhe Nicole mendon se rrjetet sociale po bëjnë që brezat e rinj të evoluojnë shumë shpejt.
"Njerëzit kanë filluar të bëjnë marrëdhënie seksuale në moshë shumë të re dhe më pas pendohen,” shton ajo.
Sondazhi Natsal pohoi se gati 40% e grave nuk ndiheshin sikur përvoja e tyre seksuale e parë kishte ndodhur në kohën e duhur. Ndërsa 26% e meshkujve nuk thanë të njëjtën gjë.

Sipas Sazali vajzat e reja mendojnë më shumë se çfarë do të ndodhë me to pas aktit, ndërsa djemtë nuk e kanë këtë problem.
Maja thotë se janë të paktë djemtë që pendohen se kryejnë marrëdhënie seksuale, pasi për ta është me e lehtë të tregojnë këtë ngjarje në rrethin e tyre shoqëror.
“Nëse për një djalë do të thonë “bravo”, për një vajzë do të thonë “nuk mund ta besoj që ajo e bëri këtë, ajo është e përdalë” dhe do të dalin shumë thashetheme për të,” thotë Maja.
“Kështu që nëse një vajzë e re do kryej marrëdhënie seksuale, duhet të mendojë një seri gjërash për të cilat duhet të sigurohet se nuk do të pendohet më vonë,” shton ajo./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë