Një takim në “Zoom” i organizuar nga UENPS(Union of the european neonatal and perinatal societies) me ‘IPoKRaTES’, shoqëria italiane e neonatologjisë e cila kishte pjesëmarrjen e ekspertëve më të mirë në neonatologji dhe gjinekologji të gjithë botës, shpjegoi nëse një nënë e cila është pozitive me Covid-19 mund të ushqejë me gji fëmijën e saj. Objektivi kryesor ishte përsëritja e udhëzimeve për të mbrojtur nënën dhe fëmijën në mënyrën më të mirë të mundshme duke i bërë ato më të qarta.
Gjatë takimit u kujtua se shtatzënia nuk përfaqëson një faktor rreziku për infeksionin. Nëse një grua shtatzënë është pozitive, ajo mund të lindë pa ndonjë ndërlikim të veçantë. Prandaj nuk është absolutisht e nevojshme t’i nënshtrohen një prerje cezariane. Transmetimi nga nëna tek fëmija është mjaft i rrallë gjatë nëntë muajve të shtatzënisë. Rreziku i vetëm është që fëmija tw lindw parakohe.
Pas lindjes, në rast se nëna vazhdon të jetë pozitive, foshnja nuk duhet të largohet nga nëna që mund ta ushqejë me gji pasi sipas ekspertëve, qumështi i gjirit nuk është në gjendje të transmetojë virusin. Në fakt, ai është në gjendje të forcojë mbrojtjen imune të foshnjës dhe foshnjat që ushqehen me tw në përgjithësi sëmuren më pak dhe mbrojtja nuk ka të bëjë vetëm me sëmundjet infektive.
Foshnjat që ushqehen me gji janë gjithashtu më pak të ekspozuara ndaj diabetit dhe disa llojeve të kancerit dhe vuajnë më pak nga mbipesha. Nënat gjithashtu përfitojnë nga ushqyerja me gji pasi ato kanë më pak të ngjarë të preken nga kanceri i vezoreve dhe i gjirit dhe kanë më pak probleme gjatë menopauzës.
Pra Komuniteti shkencor është pro gji dhënies edhe në rast infektimi me Covid-19. Natyrisht, nga nëna kërkohet që të ndjekë masat paraprake specifike. Udhëzimet kryesore janë mbajtja e maskës dhe larja e duarve me kujdes dhe më shpesh. Vetëm në rastin kur gruaja është vërtet e sëmurë, domethënë ajo ka shumë ethe dhe vështirësi serioze në frymëmarrje, atëherë dikush duhet të kujdeset për foshnjën pasi nëna nuk do të kishte forcën të kujdesej për të.
Ndërkohë, foshnja mund të ushqehet gjithmonë me qumësht gjiri, të mbledhur me një pompë elektronike të gjirit. Në këtë mënyrë, fëmija vazhdon ushqyerjen me gji derisa nëna të mund të kujdeset për të.
Burimi: Il Giornale. Përktheu: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje