Shendet

A mund të rikthehet COVID-19 tek personat që janë shëruar?Dilema e re e eksperteve

Numri i rasteve të prekur nga koronavirusi i ri ka arritur në 255.943 persona, ndërkohë që pandemia vazhdon të përhapet në të gjithë botën.
Sidoqoftë, shifrat e fundit tregojnë gjithashtu se më shumë se 89.000 njerëz janë shëruar. Shumë prej tyre janë nga Kina, vendi i parë ku shpërtheu virusi. Ndërsa shkalla e rikuperimit është premtuese, nuk do të thotë që ata qe janë shëruar nuk janë të rrezikuar, pasi ekspertët e shëndetit besojnë se mund të sëmuresh përsëri nga virusi.
Nëse shëroheni nga koronavirusi i ri, a keni imunitet?
Deri më tani, ka pasur më shumë se 10.000 vdekje nga koronavirusi në të gjithë botë. Sipas Li QinGyuan, pneumolog në Kinë, ata që shërohen nga Covid-19 zhvillojnë një antitrup mbrojtës, por nuk është e qartë se sa zgjat kjo mbrojtje.
“Në disa individë, antitrupat mund të zgjasin gjatë, por për shumë pacientë mund të ekzistojë edhe mundësia e rikthimit,” shprehet ai. Ndërsa, Peter Jung pedagog pediatrie në universitetin e Mjekësisë në Texas, thotë se e rëndësishme është që fëmijët kanë imunitet ndaj këtij virusi të ri. Edhe pse eksperti shpjegon se ky virus ashtu si gripi është mutant dhe individët mund të përballen përsëri me këtë infeksion.


“Koronaviruset nuk janë të reja, ato kanë qenë rrotull nesh për një kohë të gjatë dhe shumë njerëz mund të infektohen me to. Por ende nuk kemi të dhëna të mjaftueshme për të thënë nëse koronavirusi mund të preke përsëri njerzit e shëruar. Për pjesën më të madhe të koronaviruseve kemi krijuar imunitet, por ende nuk mund ta themi këtë gjë me siguri për koronavirusin e ri” thotë Stephen Gluckman, një mjek i sëmundjeve infektive në universitetin e Penn Medicine. Sipas studimeve, njerëzit që përjetojnë infeksione të tilla mund të dalin pozitive sërish nga virusi edhe pasi janë shëruar.
"Reagimi imunitar ndaj Covid-19 nuk është kuptuar ende. Për shembull, pacientët me infeksion MERS-CoV nuk kanë gjasa të infektohen përsëri, por ende nuk dihet nëse kjo mbrojtje do të jetë e ngjashme edhe për pacientët me Covid-19," shpjegojnë ekspertët e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Gjithashtu, ata shprehen se studimet e mëtejshme janë të nevojshme për të kuptuar nëse është e mundur që një individ të infektohet përsëri me koronavirus të ri. Ekspertët rekomandojnë që edhe ata që shërohen të ndjekin hapat e përcaktuara të higjienës. /The Independent/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë