Shendet

A mund të ndihmojë Vitamina D në luftën kundër Covid-19?

Shkencëtarët janë duke hetuar mundësinë nëse nivelet e larta të vitaminës D, mund të bëjnë që pacientët me koronavirus të shërohen më shpejt.
Në një studim për dhjetë javë ku ishin të përfshirë 200 pacientë të prekur nga Covid-19 në Universitetin e Granadës në Spanjë, u përcaktua se “vitamina e diellit” ndihmon në luftën ndaj sëmundjes.
Zakonisht në mënyrë natyrale, vitamina D prodhohet duke u ekspozuar në diell dhe është thelbësore për një sistem imunitar të shëndetshëm.
Një studim i fundit nga Kolegji Trinity në Dublin, zbuloi se personat që kishin nivele të larta të vitaminës D, kishin një rënie prej 50% të infeksioneve në gjoks.
Ndërsa, Jenna Macciochi, nga Universiteti i Sussex, thotë se nëse kemi mangët përqindjen e vitaminës D në trup, kemi më shumë gjasa të prekemi nga ftohja.
"Prandaj ka kuptim që një infeksion viral të frymëmarrjes si Covid-19, e përjetojnë më keq ata që kanë mungesë të vitaminës D,” shprehet Macciochi./Daily Mail/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë