Futboll

A mund të jetë Japonia surpriza e madhe e Botërorit?

Nga Gazeta Si- Gjithmonë ka të paktën një ekip që sfidon shanset dhe del si surpriza e një Kupe Bote.

Mjafton të shihni Marokun, Rusinë dhe Kosta Rikën, tre vende që kanë prodhuar të gjitha rezultate të paharrueshme thellë në fazat eliminatore në vitet e fundit, pavarësisht pritjeve modeste para turneut.

Me Kupën e Botës që është zgjeruar nga 32 në 48 ekipe këtë herë, duket se ka më shumë surpriza se kurrë më parë.

Por pak vende duken më të pajisura për një rezultat të thellë dhe të papritur sesa Japonia, përzierja e së cilës e cilësisë individuale, formës së fundit dhe përvojës së gjithanshme i bën ata një nga skuadrat më intriguese në garë.

Në vitin 2022, ‘Samurai Blue’ mposhti si Gjermaninë ashtu edhe Spanjën për të kryesuar Grupin E dhe për të avancuar në raundin e parë eliminator.

Por Japonia pësoi një disfatë pasi u eliminua në fazën e raundit të 16 për herë të katërt pas një humbjeje me penallti nga Kroacia.

Tani, katër vjet më vonë ekziston një besim në rritje se kjo mund të jetë më e suksesshmja nga tetë paraqitjet e Japonisë në Kupën e Botës.

Suedia dhe Tunizia janë ekipet e tjera në Grupin F, dhe Japonia aktualisht është e pamposhtur në nëntë ndeshjet e fundit kundër kundërshtarëve europianë.

Ish-mbrojtësi i Southampton, Maya Yoshida, beson se skuadra prej 26 lojtarësh e përzgjedhur nga trajneri Hajime Moriyasu është e aftë të arrijë territor të paparë në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksike.

Yoshida, 37 vjeç, i cili ishte kapiten i Japonisë në vitin 2022, ka udhëtuar me skuadrën në këtë turne si një “lojtar mbështetës” jo-lojtar për të ofruar lidership prapa skenave.

“Për mua, arritja në çerekfinale- një fazë që nuk e kemi arritur ose përjetuar kurrë më parë- është qëllimi kryesor”, tha Yoshida për BBC Sport. “Çdo gjë përtej kësaj do të ishte një bonus.”

‘Qëllimi im është që ekipi të jetë një nga më të mirët e më të mirëve’

Nuk është vetëm Yoshida ai që e ka vendosur standardin lart për Japoninë.

Më parë këtë vit, Moriyasu tha se kishte synimin ta çonte Japoninë drejt lavdisë së Kupës së Botës këtë verë.

“Qëllimi im është që ekipi të jetë një nga më të mirët e më të mirëve,” tha Moriyasu për Ëorld Soccer Magazine para turneut. “Ne e kemi rritur nivelin tonë pak nga pak përmes aktivitetit tonë në ekipin kombëtar.

“Për mua detyra është të nxjerr më të mirën nga lojtarët. Kemi shumë lëndime, por gjithashtu kemi vërtetuar se kemi skuadrën për të dhënë më të mirën tonë pavarësisht se kush luan”.

Nuk është çudi që 57-vjeçari është kaq i sigurt te lojtarët që ka në dispozicion, të cilët përfshijnë Daichi Kamada të Crystal Palace dhe Ao Tanaka të Leeds United.

Ata e ndihmuan Japoninë të bëhej kombi i parë jo-pritës që siguronte vendin e tij në finalet e kësaj vere pas një fushate kualifikuese pothuajse perfekte.

“19 nga 26 lojtarët në Katar ishin në Kupën e tyre të parë të Botës”, shtoi Moriyasu. “Ata bëhen thelbi i ekipit tonë për kualifikueset aziatike këtë herë dhe kanë synuar lart që nga fillimi. E kanë pasur fitimin e Kupës së Botës në shënjestër gjatë gjithë kësaj kohe dhe gjithashtu kanë ruajtur mentalitetin për të vazhduar të përmirësohen drejt këtij qëllimi”.

Por nuk është vetëm në kualifikimet e Azisë që Japonia ka lënë mbresa. Që nga eliminimi i tyre në Kupën e Botës 2022 në Katar, ata kanë mposhtur dy nga ekipet më të renditura në Europë- Anglinë dhe Gjermaninë- si dhe Brazilin.

Yoshida beson se aftësia e Japonisë për të konkurruar me disa nga vendet e renditura më lart në FIFA është nxitur nga numri në rritje i lojtarëve që luajnë rregullisht në pesë ligat më të mira të Europës.

“Sigurisht, tani luajnë më shumë lojtarë në Europë, veçanërisht në garat europiane të nivelit të lartë”, tha Yoshida, i cili ka luajtur 127 ndeshje.

“Në fillim, isha te VVV Venlo, një ekip holandez në vendin e fundit të ligës, gjë që ishte shumë mirë për mua që të bëja një hap të parë, por koha ka ndryshuar tani. Reputacioni i lojtarëve japonezë është shumë më i lartë. Tani çdo lojtar luan me ose kundër lojtarëve të nivelit të Kupës së Botës”, thotë ai, duke shtuar se nuk duhet harruar se ajo rrugë filloi nga lojtarë më të vjetër si Shunsuke Nakamura, Hidetoshi Nakata, Shinji Ono.

Burimi: BBC. Përshtati: Gazeta Si.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë