Politike

A mund të funksionojë MAGA në zgjedhjet shqiptare?

Presidenti Donald Trump duket se e shikon veten si pjesë e një vale globale populizmi. Por ndërsa ai qëndron rehat në krye të shtetit, ekipi që e ndihmoi atë të fitonte zgjedhjet për në Shtëpinë e Bardhë, po punojnë për të rikthyer një lider tjetër, në Shqipëri.

Ish-drejtuesi i fushatës së Trump, Chris LaCivita kërkon të ripërsërisë suksesin e 2024-s me Sali Berishën, në zgjedhjet e së dielës në Shqipëri. Berisha, një ish kryeministër i sanksionuar nga administrata e Biden po garon për të mposhtur kryeministrin aktual Edi Rama.

LaCivita, një veteran i Republikanëve është bërë figurë e rëndësishme për skenën elektorale të këtij vendi të vogël në Ballkan, sipas WSJ.

Ai ka organizuar mitingje të mëdha, ka ndihmuar në hartimin e reklamave televizive dhe është shfaqur në ngjarje publike në mbështetje të Berishës, duke u bërë një shënjestër për kritikë dhe mbështetës njëkohësisht. Shumë nga mesazhet e fushatës së tij pasqyrojnë ato të Trump-it, përfshirë akuzat ndaj qeverisë aktuale për rritjen e çmimeve dhe krimin, me fokus te inflacioni.

Por LaCivita nuk është i vetëm në përpjekjen për të eksportuar markën MAGA në Shqipëri. Ai shoqërohet nga Tony Fabrizio, sondazhist i gjatë i Trump-it, dhe Paul Manafort, menaxher i fushatës së tij në vitin 2016, i dënuar në vitin 2018 për krime që përfshijnë lobim të fshehtë për ish-presidentin pro-rus të Ukrainës. Sipas Associated Press, përqafimi që Berisha i ka bërë ekipit elektoral të Trump-it tregon vlerën që kanë këta strategë për kandidatët që kërkojnë të shfrytëzojnë ndjenjat populiste dhe të imitojnë ngjitjen e Trump-it, veçanërisht në vende ku lidhjet e perceptuara me SHBA-në shihen si avantazh i madh.

“Unë po eksportoj MAGA-n”, i tha LaCivita New York Times. Por edhe pse marka e Trump ka prekur Shqipërinë, administrata nuk ka sinjalizuar asnjë lloj suporti për ndonjë parti shqiptare dhe LaCivita ka thënë se nuk po bën ndërmjetësin për Berishën.

Po tani?

Partia Demokratike e Shqipërisë e Berishës ka mbajtur gjithashtu së fundmi shërbimet e Continental Strategy, një konsulencë në Florida që “punon me një listë lobistësh me lidhje me Trumpëorld”, tha Mother Jones. Kjo “skedë e rëndë” është mbuluar nga Fondacioni Make Albania Great Again, i regjistruar së fundmi në një adresë periferike në Neë Jersey.

Berisha “kërkon heqjen e ‘persona non grata’ të vendosur për korrupsion gjatë administratës së Bidenit. Sipas zbulimeve lobuese të Continental Strategy, grupi “tashmë ka qenë në kontakt me Departamentin e Shtetit në emër të partisë së Berishës”./TheWEEK


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë