Shendet

A kanë kriminelët tru më të vogël se të tjerët?

Sipas studiuesve, njerëzit që vjedhin, gënjejnë dhe ngacmojnë të tjerët gjatë gjithë jetës së tyre, mund të kenë trurin më të vogël se njerëzit normal.
Skanimi i trurit të disa personave 45 vjeç që kishin sjellje antisociale nga fëmijëria, tregoi se ata kishin tru më të vogël se njerëzit normalë, por ata theksojnë se mbetet ende e paqartë nëse truri i personave që morën pjesë në studim, ishte i trashëguar, apo kishte pësuar këto ndryshime për shkak të abuzimit me substancat narkotike ose shëndetit të dobët mendor.

Truri mesatar i një krimineli. Zonat blu tregojnë se cilat pjesë janë më të vogla kur krahasohen me dikë që nuk ka kryer kurrë një krim. Sa më e errët të jetë ngjyra blu, aq më i fortë është ndryshimi.

Studiuesit skanuan trurin e 700 pjesëmarrësve që kishin një sjellje antisociale; njerëz që kishin sjellje të dhunshme, kishin kryer krime, ose kishin probleme mendore për shkak të substancave narkotike.
Autorët thanë se gjetjet e botuar në revistën “Lancet Psychiatry”, siguruan provat e para të fuqishme për të treguar që njerëzit që kishin sjellje të keqe gjatë jetës së tyre, kishin probleme të mëdha neuro-psikologjike.

Truri i një krimineli mesatar gjatë gjithë jetës nga katër kënde. Zonat blu janë aty ku lëvorja është statistikisht më e hollë kur krahasohet me dikë që nuk ka kryer krim


Autori kryesor i studimit Christina Carlisi, nga universiteti i Londrës tha se dallimet në strukturën e trurit të tyre e bëjnë më të vështirë zhvillimin e aftësisë shoqërore që i pengojnë ata të përfshijnë një sjellje anti sociale.
Ndërsa, Graeme Fairchild, një tjetër autor i studimit, tha se hulumtimi ishte një kontribut i rëndësishëm, por shtoi se duhet të vazhdojë edhe më tej ky studim për të përcaktuar më qartë edhe detale të tjera të shëndetit mendor të këtyre personave. /BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë