Jeta, liria dhe lumturia, janë ndër të drejat themelore të njeriut, të përcaktuara nga vetë Thomas Jefferson teksa bashkë me themeluesit e tjerë të shtetit u përpoqën të mbronin ” të drejtat e anglezëve”.
Por për fat të keq, këto të drejta nuk ekzistojnë më në Angli, ku dy fëmijë të vegjël nuk janë më jetë, pasi prindërve të tyre ju mohua liria dhe e drejta për të vendosur për jetën e fëmijëve të tyre.
Gjithkush e di se burimet mjekësore janë të kufizuara dhe kërkesat e pacientëve mund të jenë të mëdha dhe mund të vijnë kohët kur mjekët mund të mendojnë se koha dhe paratë e shpenzuara për të mbajtur në jetë pacientët e pashpresë mund të shpenzohen më mirë për të ndihmuar dikë tjetër.
Megjithatë, ky nuk ishte rasti i dy fëmijëve që u “vranë” në Angli, prindërit e të cilëve u ndaluan, jo vetëm që të merrnin fonde qeveritare, por edhe të përdornin paratë e tyre për t’i ndihmuar.
Ata madje u përpoqën të largonin fëmijët nga vendi me shpresen se dikush tjetër mund t’i ndihmonte, por edhe kjo e drejtë iu ndalua.
Edhe sikur të kishin jetuar në Gjermaninë Lindore përpara çlirimit, ata do të kishim më shumë kontroll mbi jetën e tyre, fondet dhe familjen dhe lirinë e lëvizjes. Të vetmet gjëra që mungonin ishin tela me gjemba dhe roje të armatosura në muret e spitalit.
Anglia ka qenë prej kohësh bastioni i lirisë, vendi i parë që ka vënë kufizime mbi fuqinë e qeverisë ndaj të drejtave të njeriut, duke u dhënë qytetarëve liri ku mund të mbështeten.
Që atëherë këto të drejta kanë rrëzuar nga froni një sërë mbretërish, duke filluar nga Eduardi I tek, Richardi II, Richardi III dhe Charlesi I, për të hequr më pas djalin e tij Charlesin II, i cili nuk beri pothuajse asgjë dhe për të vazhduar më pas me vëllanë e tij, Jakovin, i cili me sa duket nuk e kishte marrë ende mësimin.
“Zoti e shpëtoftë Mbretin” ka qenë prej kohësh motoja e Anglisë, por nëse Mbreti mbante anën e tregtarëve të Londrës ose pronarëve të mëdhenj tokësorë dhe i dilte kundra popullit, atëherët kreut të kurorës do t’i duhej vërtët ndihma e zotit.
Para Luftës së Madhe Civile, anëtarët e Parlamentit bllokuan dyert e parlamentit kundër ushtarëve të Mbretit, të cilit kishin ardhur për të arrestuar kritikët e tij. Nuk kaloi shumë kohë dhe mbretit i iku koka.
Më e keqja nuk është fakti se këta fëmijë ndërruan jetë, por fakti që prindërve të tyre iu mohua e drejta për t’i lëvizur, për të shpenzuar mbi shërimin e tyre dhe për t’i shpëtuar.
Këto janë gjërat që përcaktojnë lirinë personale. Nëse nuk i zotëronjmë atëherë jemi të gjithë skllevër.
Anglëzet ë përçmojnë Donald Trump dhe e konsiderojnë si fashist duke këmbëngulur se të drejtat e qytetarëve janë në rrezik.
Megjithatë, të drejtat e amerikanëve mbeten ende të paprekura, por burokratët e devotshëm dhe liberalët e klasës së mesme në Britani kanë imponuar një sistem totalitar ndaj popullit të tyre.
Nuk mund të them nëse ka nevojë për një luftë civile, për të rivendosur të drejtat e tona themelore, por dikush duhet të bëjë diçka, sa më shpejt.
Kush ishte Alfie Evans?
Rasti tragjik i një djaloshi 23-muajsh i cili vdiq pasi kaloi më shumë se një vit në spital tërhoqi një vëmendje të gjerë mediatike. Prindërit e Alfie Evans kishin luftuar për ta dërguar në Romë për trajtim të mëtejshëm, por disa ditë më pare një gjykatë vendosi se aparaturat që e mbanin në jetë mund të fikeshin.
Alfie u shtrua për herë të parë në spitalin e Liverpulit në dhjetor të vitit 2016, ku mjekët e diagnostikuan më një sëmundje të rëndë neurologjike të cilën nuk kanë qenë në gjendje ta identifikojnë.
Prindërit e Alfie dhe drejtorët e spitalit u përleshën vazhdimisht, pasi mjekët këmbëngulnin se truri i të voglit kishtë vdekur dhe se ishte e kotë ta mbanin në jetë.
Prindërit këmbëngulën se donin ta dërgonin në një spital në Itali, por gjykata i ndaloi duke thënë se nuk ishte e ligjshme që Alfie të vazhdonte një trajtim i tillë mjekësor.
Të ulur para gjykatës mjekët u shprehen se trajtimi mjekësor ndaj të voglit ishte “i kotë dhe çnjerëzor”.
Gjykata vendosi heqjen e aparaturave që e mbanin në jetë, por babai i Alfies zbuloi se djali i tij vazhdonte të merrte frymë edhe pa ndihmën e aparaturave.
Të martën në mëngjes, James postoi një foto në Facebook, duke e treguar të birin tek flinte në krahët e tij.
“Pa marrë parasysh se çfarë do të ndodh, ai ka treguar se mjekët e kanë gabim sepse ai është i fortë dhe i mahnitshëm ”, shkruante James.
Duke folur jashtë spitalit dy ditë më vonë, zoti Evans vlerësoi stafin për mënyrën si kishin trajtuar Alfien dhe falënderoi përkrahësit e tij, por u kërkoi të ktheheshin në shtëpi , duke dhënë lajmin tragjik se djali i tij nuk jetonte më./Examiner- BBC/
New method to detect falsified medicines
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.