Treg

A jemi në një “Bear” Market? Shihni grafikun

Jonas Elmerraji- Gjelat nuk janë të vetmit që u therrën Ditën e Falenderimeve - java drejt ditës së pushimit ka qenë e vështirë për investitorët, me shitjet e të hënës dhe të martës që kanë zvarritur S&P 500 mbrapa, në fund të muajit tetor, muajit më të keq për aksionet që prej vitit 2011.

*Bear Market- është situatë tregu financiar që nënkupton pesimizmin ndaj tregut ku çmimet bien dhe inkurajohen blerjet

*Bull market- është një situatë tregu financiar i një grupi vlerash në të cilën çmimet rriten ose priten të rriten. Termi “bull market” përdoret për t’iu referuar tregut të stoqeve, por mund të aplikohet në çdo gjë të tregtueshme, si bondet, pasuritë e paluajtshme, monedhat.

Një strateg i kapitalit në Morgan Stanley i është kushtuar një vëmendje e konsiderueshme, kur në mes të shitjeve, bëri deklaratën e guximshme të martën që jemi në një “Bear market”.

Por a jemi me të vërtetë? A mos “Bull market” që është shijuar nga investitorët që prej 2009-ës ka përfunduar tashmë?

Është një pyetje e drejtë.

Ndjehet sikur është një “Bear market” në shumë aspekte. Nga ana sasiore, çështja është që lloji i shitjeve që ne kemi parë në muajt e fundit është e rrallë në ‘Bull market”. Në më shumë se tre dekadat e fundit, kanë qenë vetëm tre vite kur S&P 500 ka rënë 5% ose më shumë.

Një këtë vit. Dy herët e tjera ishin 1987 {falë Black Monday (të hënës së zezë)} dhe 2008 (gjatë Krizës Ekonomiko Financiare).

Në fakt, nëse 2018 përfundoi mbylljen e të martës, këtë vit do të jetë viti më i keq për tregun e aksioneve që prej 2008-ës.

Por kjo tregon shumë më shumë rreth asaj se si investitorët e mirë e kanë mbyllur në vitet e fundit në krahasim me se sa keq ka qenë 2018.

Duke hyrë në seksionin e tregtisë së të mërkurës, S&P 500 ishte poshtë pak më shumë se 1% në vit në bazë të çmimeve (duke u faktorizuar në dividentë , kthimi total i S&Pishte pozitiv). Aq të pakënaqshme sa kanë qenë shitjet e fundit, është e vështirë të imagjinosh një skenar ku, një vit thelbësisht i njëtrajtshëm për tregun e gjerë mund të quhet një "bear market".

Njëjtë, tabloja teknike nuk mund të tallet me emrin “ bear market” tani.

Në këtë pikë, S&P është ende duke ruajtur rënie të larta në terma afatgjatë – edhe përtej këtij kursi, në fakt. Sipas përkufizimit, kjo është një tendencë në rritje. Jo, nuk ka qenë veçanërisht një tendencë në rritje tërheqëse; ndryshe nga mjedisi jashtëzakonisht i ulët i paqëndrueshmërisë i  vitit 2017, tendenca në rritje e këtij viti ka qenë e mbushur me mundësi për të bërë ekzaktësisht gjënë e gabuar në kohën ekzaktësisht të gabuar.

Ende, unë e kam shumë të vështirë për të kuptuar rastin nëse jemi në “Bear market” në lidhje me aksionet kur trendi në treg të gjerë është ende duke u ngjitur lart dhe në të djathtë.
Vëzhguesit e tregut do të tregojnë se 40% e komponentëve të S&P janë aktualisht në mënyrë zyrtare në territorin "bear market," duke patur 20% humbje se sa rritje.

Por përkufizimi është tërësisht arbitrar –dhe nuk merr parasysh faktin që tregu i gjerë i ka dhënë investitorëve të ardhura më shumë se 35% në rritje këtë vit që prej fillimit të 2017. Pjesa më e madhe e aksioneve që janë korrigjuar janë po të njëjtat që kanë shpënë tregun të rritet gjatë shtrëngimit.
Shumë zhurmë është bërë prej rënies me 23 % të aksioneve të Amazon's 23% që prej fillimit të tetorit. Por të njëjtët zëra injoruan faktin që Amazon është ende mbi 105% që prej fillimit të vitit të kaluar.

Tubimet më të mëdha krijojnë korrigjime të mëdha. Gjihmonë kështu ka qenë.
Veprimet e fundit të lidhje me çmimet e aksioneve duhen parë në kontekst . Megjithë shitjet e dhimbshme të kësaj fillimjave, S&P 500 është më lart se ç’ka qenë ndonjëherë në histori deri 11 muaj më parë.

Kur 2018 po përfundon, investitorët harrojnë që aksionet mund të shkojnë përposhtë, ashtu si edhe mund të rriten. Kur kjo ndodh, tejkalimi është i pakënaqshëm. Ajo se çfarë po shohim tani është lavjerrësi që lëkundet në anën tjetër, por që që mbetet brenda kontekstit të uljeve më të larta – tani për tani gjithsesi.

Mund të jetë e rrallë të shohësh llojin e shitjeve që ne bëmë muajin e kaluar jashtë “Bear
market”, por është po aq e rëndësishme të njohim që ai trend i lartë i luhatshmërisë së tregut që investitorëve përjetuan gjatë gjithë vitit, ishte po më shumë një anomali statistikore (në shkurt tregu i aksioneve nuk kishte parë ndonjëherë rënie në 1% në një ditë të vetme në pesë muaj).
A mund të ndodhë që të hyjmë në “Bear market” në 2019-ën? Sigurisht.

Ne mund të arrijmë maksimume të reja historike të S&P 500 në tremujorin e ardhshëm.
Së fundmi, siguria e vetme në tregun e aksioneve është që asgjë nuk është e sigurt.
Një prej keqkuptimeve më të mëdha në lidhje me investimin është nevoja për të parashikuar të ardhmen e fitimit të parave –nuk mundeni. Është mjaft e vështirë që me saktësi të kishim parashikuar situatën ku jemi sot, pa le se si aksionet do të jenë pas një viti. Të bësh atë parashikim (dhe të përshtasësh portofolin) është pjesa më e madhe e luftës.

Dhe sa për sot, ne nuk jemi në një “Bear market” .
Është diçka për të cilën duhet të jemi falënderues për këtë Ditë Falenderimesh.

*Burimi: www.thestreet.com
Përktheu: Sabina Veizaj


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë