Shendet

A janë vërtet të sigurtë aplikacionet për gjurmimin e Covid-19

Aplikacionet e rreme për gjurmimin e kontakteve janë quajtur një 'përpjekje e papërgjegjshme dhe e pakuptimtë për të përmbysur një mjet të shëndetit publik' nga Departamenti për Shëndetësi dhe Kujdes Social në SHBA.

Aktivistët kundër izolimit dhe teoricienët e konspiracionit koronavirus kanë folur për një aplikacion mbi gjurmimin e kontakteve të quajtur "Covid 1984", i cili lejon përdoruesit të krijojnë një kod të rremë QR, që mund të përdoret për gjurmimin e kontaktit pa kaluar në informacione personale. Kohët e fundit, janë nxitur aplikacionet për gjurmimin e kontakteve u lançuan në Angli dhe Uells, të cilat përdoren për të informuar njerëzit nëse kanë qenë pranë dikujt me koronavirus, në mënyrë që të mund të vetë-izolohen.

"Gjurmë të rreme, pasi Londra ishte një makth për të hyrë në vende dhe neve na ishte refuzuar hyrja në pothuajse të gjitha vendet pa u bindur për të gjurmuar,"shkruajti një përdorues që ndau aplikacionin në një kanal Telegram, siç raportohet nga Vice.

Përdoruesit ndanë mesazhe, të përdorimit të aplikacionit me sukses në pub-et dhe institucionet e tjera në Nottingham dhe Birmingham.

“Kjo është një përpjekje e papërgjegjshme dhe e pakuptimtë për të përmbysur një mjet të shëndetit publik i krijuar për të mbajtur njerëzit të sigurt dhe për të ruajtur privatësinë e të dhënave. Aplikacioni NHS COVID-19 është krijuar për të mbrojtur ju dhe të dashurit tuaj dhe tipari i regjistrimit do të thotë që përdoruesve mund t'u dërgohen njoftime me këshilla të shëndetit publik nëse është e nevojshme. Informacioni mbahet i sigurt në telefonin e përdoruesit ”, tha DHSC.

Sipas DHSC do të ndërmerren nëse ndonjë aplikacion zbulohet se po përdorin në mënyrë jo të duhur markën NHS ose DHSC për të promovuar përdorimin e aplikacionit të tyre.

"Ne jemi duke hetuar ligjshmërinë e aplikacionit të referuar në këtë artikull dhe ne do të marrim çdo veprim të duhur nëse përcaktohet se është e nevojshme," thuhet më tej në deklaratë.

Krijuesi i aplikacionit, i identifikuar nga Vice, tha që ata ishin të motivuar nga pasaktësitë e pohuara në testet e qeverisë për koronavirusin dhe potencialin që njerëzit të konsiderohen infektivë kur nuk janë.

Aplikacioni Covid 1984 është shkarkuar 430 herë që nga fillimi i Tetorit, thonë krijuesit.

Burimi:The Independent/Përktheu:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë