Editorial

A falenderohen grekët se u sollën si grekë dhe shahen shqiptarët?

Radhe kilometrike makinash e pasagjeresh ne piken kufitare te Kakavijes, te cilet prej tre ditesh jane bllokuar ne rruge ne pritje per te bere tamponin e koronavirusit, COVID-19, per te kaluar drejt territorit grek.Gazeta "Si" 18 gusht 2020

Me shqiptarët e bllokuar në radhë të gjatë pritje për të kaluar kufirin grek në Kakavijë dhe Kapshticë për disa ditë rraskapitëse dhe tragjike, ku një fëmijë humbi dhe jetën, u bë politikë. Nga të dyja anët e kufirit. Por ajo që po ndodh pasi radhët u shuan, është politikë e përmjelë, pamoral.


Nëse ka një përgjegjësi nga pala shqiptare ajo i takon qeverisë, megjithëse nuk e prodhoi ajo këtë fenomen. Mund dhe duhej ta kishte menaxhur shumë më mirë. Presidenti Ilir Meta publikoi një letër ku tregohej sipas tij se ambasada shqiptare ishte informuar që në 5 gusht se autoritetet greke do të ndiqnin protokoll shtrëngues anti-Covid dhe që mund të çonte potencialisht në një situatë ashtu siç ndodhi. Ndaj shqiptarët duheshin të ishin informuar dhe apeluar për të mos u dyndur, edhe pse askush nuk i pyeti se çfarë halli i çoi ata atje aq stoik për tre ditë për të kaluar kufirin, dhe kjo mbetet përgjegjësi e qeverisë. Megjithatë tabloja fillon e ndyhet jo nga grekët por mes shqiptarëve.



Sot ish Kryeministri i Shqipërisë dhe Ministri aktual i Diasoorës që u mëson shqiptarëve gjuhën e tyre përmes lojës mos u nxeh, falenderoi kryepeshkopin grek Janullatos I cili është edhe kryeprifti i Kishës Autoqefale Shqiptare se negocioi me autoritetet greke për të relaksuar procedurat, rritur oraret dhe pakësuar radhët e stërgjata.
Edhe Presidenti Ilir Meta falenderoi grekët për korrektësinë e letrës së dërguar.
Diçka nuk shkon këtu. Të falenderosh grekët se u sollën si grek në punë të tyre?! Njësoj si të falenderosh dhunuesin dhe jo viktimën, megjithëse krahasimi në këtë rast nuk është fort i goditur. Qeveria ka disa përgjegjësi pa dyshim dhe buka e uji i Ministrisë së Mbrojtjes nuk mjafton, por asnjë palë tjetër brenda Shqipërisë nuk luftoi që stërmundimi i shqiptarëve në kufi të zbutej. A nuk duhej që krahas vërejtjeve dhe kritikave opozita të angazhonte personalitetet e saj, njohjet, burimet, mundësitë dhe lidhjet me palën greke për të zgjidhur sitatën. Aq sa mundej! A nuk duhej bashkë me kritikat edhe Presidenti i vendit, si kreu i shteti të përdorte gjitha strukturat, lidhjet e tij institucionale qoftë edhe personale që kriza të zgjidhej? Investimi më i madh u bë tek shigjetimi i qeverisë që i meriton, por jo tek problemi i shqiptarëve.



Dhe çfarë u prodhua në fund të kësaj historie që përsëritet në forma të ndryshme? Shqiptarët shajnë shqiptarët, opozita qeverinë, qeveria opozitën, një palë i thërret qeverisë bjeri grekut, një palë tjetër shqiptarësh i bie atyre që thonë bjeri grekët. Shumë të tjerë pa të thjeshtë , punëtorë e të pazëshëm presin në radhë. Dhe në fund të gjithë falenderojnë grekët.
Por si nuk falenderoi asnjëri shqiptarët të parët, ata që ndenjën në radhë të sfilitur, që humbën jetën, që duruan pafatësinë e të gjithëve? Madje t’i falenderojmë thellësisht e të përulur se ashtu të revoltuar që edhe pas kaq shumë vitesh nuk dimë të sillemi mes vetes  kishin gjithë të drejtën që me përvilim e inatit, nëpërkëmbjes dhe motit, të flakaronin politikën e Tiranës.


Nëse ka në gjë që duhet ta na vijë turp është që ende nuk kemi ditur të ndërtojmë marrëdhënie me karakter dhe integritet me fqinjët tanë helen, të cilët shpesh na kujtojnë herë kur rëndohen kompjutera, bie sistemi, herë se jemi të “ndyrë” me COVID, se ata kanë gjthnjë diçka në dorë, kanë gjithnjë një kal troje që flet dhe shan shqip.
Nuk është çështja vetëm për një ditë apo disa ditë pritje, as për COVID-19. Politika jonë e jashtme është e mbështetur tek stafet diplomatike pa asnjë kriter përvoje, me nepotizëm , pa prova aftësie dhe të inkriminuar. Marrëdhëniet strategjike ajën ndërtuar mbi interesa të vogla , poltike dhe afatshkurtra. Por dhe sikur kjo të nis e të rregullohet për sa kohë nuk respektojmë njëri- tjetrin e nuk kafshojmë gjuhën përpara se e të nisim ofendimet reciproke, me këtë që na ndodh në kufi shumë herë, ndoshta e meritojmë?!


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë