Nga Gazeta Si- “Djalli vishet me Prada 2” është filmi më i pritur i vitit 2026 deri më tani. Por fushata e publicitetit sugjeron se satira e origjinalit është zbutur- së bashku me shefen toksike Meryl Streep.
Vjeshtën e kaluar, kur Meryl Streep dhe Stanley Tucci u shfaqën në shfaqjen e Dolce & Gabbana në Milano të veshura si Miranda Priestley dhe Nigel Kipling për të xhiruar një skenë për “Djalli vishet me Prada 2”, ngjarja shërbeu si një ngacmim argëtues për filmin e ri, një vazhdim i hitit të vitit 2006.
Në të njëjtën shfaqje, Streep si Miranda pozoi me Anna Wintour- një pranim dinak se redaktorja e Vogue-s për një kohë të gjatë ishte, me të vërtetë, frymëzimi për personazhin, redaktorja arrogante dhe e akullt e një reviste mode që Streep e shndërroi në një ikonë menjëherë.

Por ky ishte vetëm fillimi i një fushate të tepruar publicitare që ka përzier personalitetet në ekran dhe jashtë ekranit dhe është mbështetur shumë te Wintour. Tashmë, PR-i, i zgjuar dhe argëtues në fillim, është shndërruar në diçka më bezdisëse, dhe aq të pashmangshme sa kërcënon ta mbingarkojë vetë filmin. Dhe gjithashtu ka lënë pikëpyetje nëse vazhdimi do të jetë një hije e origjinalit, pa kulmin e tij.
Muajin e kaluar Wintour prezantoi në Oscar me Anne Hathaway, e cila luan rolin e heroinës Andy, asistentes së thjeshtë të Mirandës në filmin e parë. Në një moment komik të dobët, Wintour e quajti Hathaway “Emily”, emri i asistentes tjetër të Emily Blunt, duke e gabuar emrin e saj pikërisht ashtu siç bëri Miranda.
Dhe javën e kaluar interneti shpërtheu kur Vogue publikoi një foto në kopertinë të Streep si Miranda pranë Wintour, brenda kishte një intervistë të përbashkët me Streep (jashtë personazhit) dhe Wintour.
Reagimet ndaj kopertinës në mediat sociale ishin të përziera, duke filluar nga një koment në Instagram që shkruante “Është një mbivendosje kulturore që njerëzit kanë pritur ta shohin”, deri te përgjigje tallëse, përfshirë një në X që thotë thjesht “Kjo është kaq e turpshme”.
Ky nuk është i vetmi turne i kohëve të fundit për publicitet filmash që zbeh kufijtë midis aktorëve dhe personazheve fiktivë, një qasje që i përshtatet këtij momenti kulturor dhe politik, kur trillimi dhe realiteti shpesh duken po aq të turbullta.
‘Akrobacitë’ e Timothee Chalamet për Marty Supreme të nominuar për Oscar, në të cilin ai luajti një oportunist arrogant, përfshinin një video virale në të cilën ai pretendonte të ishte një version egoist i vetes. Deklaratat e përlotura të miqësisë së Ariana Grande dhe Cynthia Erivo në turneun e parë të Wicked, duke pasqyruar lidhjen e personazheve të tyre, u bënë ‘meme’ gjerësisht.
Një personazh i ‘papërpunuar’
Por asgjë nuk është krahasuar me turneun e ‘Devil Wears Prada’ dhe në mënyrë kritike, prania e plotë e Wintour sugjeron se satira e historisë është papërpunuar.
Në origjinal, Streep e bëri Mirandën një shefe toksike dhe qesharake.
“Detajet e paaftësisë twnde nuk më interesojnë”, i thotë ajo me ftohtësi Emily-t, duke e fajësuar atë për një ndryshim orari përtej kontrollit të saj.
Por të kesh një film të suksesshëm ndryshon shumë. Duket se Wintour ka bërë llogaritjen se është më mirë të jesh brenda temws sesa jashtë. Dhe, për fat të keq për fansat, fushata tashmë po sinjalizon se vazhdimi do të shfaqë një version më të butë të Mirandës.
Nëse trailerët na tregojnë diçka, këto sugjerojnë një fokus në kthimin e Andy-t në orbitën e Mirandës dhe në rikthimet nostalgjike ndaj origjinalit. Në njërën prej tyre, zëri i Nigel e quan Runway “një rrugë dredha-dredha që na bashkon përsëri”.
Në intervistën e përbashkët, Wintour- jo më redaktore e Vogue, por Drejtoreshë e Përmbajtjes në Conde Nast- thotë se kur mori vesh për një vazhdim, ajo telefonoi Streep, e cila e siguroi se “Gjithçka do të shkojë mirë”. Tani Vogue nuk mund të ndalet së mbuluari filmin.
Duke u shfaqur në ‘The Late Show’ me Stephen Colbert për të promovuar vazhdimin, Streep e mbrojti Mirandën, duke thënë se ajo “e di që ajo që po thotë është tallëse, por e di që është edhe paksa qesharake. Ajo mënyrë e vogël e të bërit të gjërave, njerëzit e marrin si të ligë, por është qesharake”.
Audienca e Colbert në fakt qeshi me absurditetin e kësaj- në fund të fundit, nuk është qesharake nëse je asistenti i keqtrajtuar.
I gjithë ky ndryshim personazhesh mund ta ndryshojë me sukses perceptimin tonë si për Mirandën ashtu edhe për homologun e saj në jetën reale. Wintour e ka pozicionuar veten me zgjuarsi jo si shefe të tmerrshme, por si dikush mjaftueshëm i gatshëm për të përqafuar një karikaturë të vetes. Dhe karikatura ka të ngjarë të jetë më e sjellshme tani. Aline Brosh McKenna, e cila shkroi origjinalin dhe vazhdimin, i tha Vogue se kur ajo po punonte në skenarin e parë, David Frankel, i cili i drejtoi të dy, shpesh i kujtonte asaj: “Filmi quhet “Djalli vishet me Prada” dhe jo “Njw grua e sjellshme vishet me Prada”.
Por ai personazh i pashlyeshëm mund të mos jetë më aq djallëzor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje