Filma

A është ky fundi i filmave me gangsterë?

Për Martin Scorsese, një regjisor puna e të cilit është karakterizuar nga gjallëria, “The Irishman” është cilësuar si një film që tregon se gangsterët do të mbeten gjithnjë të tillë.
Pjesa e parë e tij treçerek ore, nis duke mbuluar vrasjen e Kenedy dhe korrupsionin e lëvizjes punëtore në Amerikë. E gjithë historia vijon në një kornizë të lirshme që bashkon aktorët e shkëlqyeshëm të zhanrit triller të krimit në SHBA, si Robert De Niro, Harvey Keitel dhe Joer Peci.
Filmi është si një adaptim i kujtimeve të Charles Brandt në filmin "I Heard You Paint Houses", por këtë herë për jetën e Frenk Sheeran me aktorët e rinj në rolin e të moshuarve.

Regjizori Martin Scorsese

Frank (De Niro) është një shofer kamioni, përvoja e të cilit si ushtar gjatë Luftës së Dytë Botërore, e bën atë të përshtatshëm për të sulmuar veprimet dhe mendjen e famëkeqit Jimmy Hoffa (Pacino). Në fazat e para të filmit ka disa pjesë të mrekullueshme si për shembull një skenë ku sulmohet një qendër tregtare dhe debati vazhdon duke përfshirë edhe kalimtarët. Në një film me trazira, Scorsese ende mund të gjejë vend për romanticitet dhe ndjeshmëri. Nëse ndodh ndonjë gjë me të gjithë protagonistët kriminelë të Scorsese, Frenk Sheeran është ai që do të qëndonte më shumë në pozicionin e tij.
Përkundër natyrës së pazakontë të punës së jetës së tij, ai nuk duket i zakonshëm, ai thjesht bën atë që bën, në atë masë sa duket i çuditshëm. Në këtë drejtim, regjisori duket sikur vendos në qendër të vëmendjes tipat që janë të ndjeshëm në shpirt por gangster në dukje. Vulgariteti është një tipar që shihet shpesh në një film të tillë. “The Irishman” ka një skenë të rëndësishme kur Rusell (Pesci) dhe Frank (De Niro) ulen në një makinë në pistën e një aeroporti, duke pritur që të kryejnë një vrasje të tmerrshme. Ndërkohë që Frank largohet, kamera tregon qartë ankthin në fytyrën e Rusell. Kjo shprehje ankthi tregon qartë mesazhin e regjisorit.

Pjesa e fundit e “The Irishman” mbështetet në tek familja, duke kujtuar çdo ngjarje që autorët kanë kryer në të kaluarën por që tashmë janë të moshuar. Kjo nuk do të thotë se ka ardhur fundi i filmave të tillë, por periudha epike ku ndërthuret drama dhe krimi i organizuar, është një lloj filmi i cili mund të bëhet gjithnjë e më i rrallë. /BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë