Mode

A është kjo e ardhmja e Javës së Modës?

Danimarka është duke e jetuar pandeminë ndryshe nga një pjesë e mirë e botës ku dje kishin 124 raste të reja me Covid-19, ndryshe nga shumë vende të tjera që ky numër i ulët rastesh nuk shikohet.
Gjithsesi, pavarësisht sesa mirë po i'a del me virusin, gjërat kanë ndryshuar dhe po ndryshojnë. Ndryshimit nuk i ka shpëtuar as bota e modës.
Një vështrim në Kopenhagë tregon se, të paktën, pati disa ndryshime të mirëseardhura që me shpresë mund t'i shohim të implementuara, në çfarëdo forme, në Shtator. Ndryshimi i parë është qëndrueshmëria: Java e Modës në Kopenhagë është zotuar të jetë plotësisht 'zero mbeturina' deri në vitin 2022, dhe produktet ekologjike janë përparësi për shumë prej stilistëve.
Një shembull është dhe marka ekologjike "Designers Remix", e cila ka dizenjuar fustanë që shkruanin "Unë dikur isha një perde" ose "Unë kam qenë jastek".

Shfaqjet morën gjithashtu atë që Drejtoresha e Përgjithshme e Javës së Modës në Kopenhagë, Cecilie Thorsmark e ka quajtur një qasje "hibride" në sfilatat e tyre tre-ditore. Do të thotë, ata i dhanë formë gjithçkaje, nga lajmërimet në internet, deri tek ekspozitat në natyrë që sollën Javën e Modës, nga kulla e fildishtë dhe në mes të qytetit (Henrik Vibskov, për shembull, bëri sfilatë në një park publik.) Ndërsa asnjë nga këto nuk janë koncepte krejt të reja, ato tregojnë se Java e Modës mund të bëhet më shpejt dhe ndoshta nuk ka nevojë të zgjasë aq shumë në të ardhmen.

Diskutimet dhe bisedimet ishin gjithashtu një pjesë thelbësore, me tema që fillojnë nga anti-racizmi deri në atë se si aktivizmi kryqëzohet me teknologjinë.
"Ne duhet të jemi në gjendje të përdorim këtë influencë të fuqishme që kemi, të përfshihemi në diskutime kritike, të adresojmë tema thelbësore në industri dhe t'i bëjmë njerëzit të dëgjojnë njëri-tjetrin dhe të kenë biseda që janë më kuptimplotë dhe në një nivel tjetër." tha Thorsmark.
A mund të shikojmë një të ardhme të Javës së Modës që, ashtu si në Kopenhagë, të jenë më të shkurtra, më miqësore ndaj natyrës dhe të përmbajnë një përzierje të botës dixhitale dhe asaj reale?
Këto ndryshime kanë filluar të marrin jetë që tani.
Nju Jork ka shkurtuar orarin e saj në tre ditë, Londra do të përfshijë një përzierje të shfaqjeve fizike dhe dixhitale, Milano do të ndjekë një model "phygital", i cili përfshin botën reale dhe atë virtuale në të njejtën kohë dhe Java e Modës në Paris do të përbëhet vetëm nga modelet dhe gjithë shfaqja do të shikohet me anë të një platforme në internet.

Më gjerësisht, ndryshimet që do shohim në këto javë të modës që po vijnë, nëse funksionojnë, mund të bëhen biznes si zakonisht. Ky sezon shënon momentin e parë se si mund të dukej një muaj i modës i thjeshtë, me pak shpenzime, me të vërtetë eksperiment dhe nëse mund të jetë një sukses në fund të fundit.

Burimi:Elle\Përktheu:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë