Shendet

A është i sigurt testi i shtatzënisë?

Sipas një studimi, 9 nga 11 testet e shtatzënisë tregojnë se gratë nuk janë shtatzënë kur realisht janë, ose e anasjellta.
Rreth 45 për qind e shtatzënive janë të pa qëllimta dhe konfirmimi i një shtatzënie është thelbësore për vendimmarrjen dhe planifikimin financiar të saj. Kryerja e testit të shtatzënisë është mjaft stresues, por markat të ndryshme i sigurojnë gratë që testet e tyre në shtëpi janë 99 për qind efektive, duke nxitur shitjen e 20 milion testeve në vit.
Një studim i ri në universitetin e Uashingtonit tregoi se, ato nuk janë aq efektive sa pretendojmë. Hulumtuesit zbuluan se 9 nga 11 markat më të mira të testeve të shtatzënisë në shtëpi ndonjëherë mund të japin informacion të gabuar. Të dhënat treguan se, pjesa më e madh e testeve rezultuan negative, por në fakt gratë ishin shtatzënë.
Sipas hulumtuesve, në shtëpi testet e shtatzënisë zbulojnë një vezë të fekonduar nëpërmjet hormonit të quajtur gonadotropin humoristik (HCG). Brenda dy javëve të fekondimit, trupi i një gruaje fillon prodhimin e HCG-së, i cili sekretohet nga qelizat e placentës, duke krijuar kështu fazat e hershme të formimit të embrionit. Në testet zbulohet implantimi ndaj niveleve të një forme të veçantë të HCG, i quajtur “HCG i paprekur”, domethënë i pazhvilluar. Por një formë hormonesh që gjendet në urinë, mund të infektojë HGC e paprekur dhe të tregojnë rezultate të gabuara në testin e shtatzënisë.

Autorja e studimit An Gronowski, e vëzhgoi këtë gjë në klinikën e saj, përpara shumë viteve.
“Disa vite më parë në klinikën time përdorja për gratë dhe vajzat një test fillestar, si ato që përdorim në shtëpi. Një grua erdhi në klinikë, kreu testin dhe u mërzit kur doli negativ, ndërkohë disa ditë më vonë u rikthye duke më thënë se kishte simptoma të ngjashme me gratë shtatzënë. Pasi kreu një analizë gjaku dhe eko, rezultoi se ishte në javën e shtatë të shtatzënisë,” shprehet Gronoëski .
Që prej asaj kohe gjinekologia nisi të studionte për testet e shtatzënisë. Në studimin e fundit u vu re se nëntë nga 11 testet që gratë pjesëmarrëse në hulumtim kishin kryer, ishin negative, ndërkohë që 5 prej tyre ishin shtatzënë.
Sipas ekspertes dhe ekipit të saj në pjesën më të madhe të kohës testet dalin negative, kur realisht janë pozitive. Kohët e fundit në klinikën e gjinekologes, janë paraqitur 20 gra të cilat kanë pasur një test shtatzënie negativ, por kanë qenë shtatzënë.
“Mendoj se mënyra më e mirë që të zbuloni, nëse prisni një fëmijë apo jo është të konsultoheni vazhdimisht me mjekun tuaj. Testet e shtatzënisë shpesh herë nuk janë efektive dhe do të shqetësoheni ose lumturoheni kot,” shprehet Gronowski. /Daily Mail/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë