Shendet

A është i sigurt dhurimi i gjakut në pandemi?

Ndërsa spitalet luftojnë kundër pandemisë së koronavirusit, mijëra njerëz në të gjithë vendin do të kenë nevojë për trajtim për sëmundje të tjera, e shumë prej tyre kërkojnë transfuzion gjaku.
Ndër to janë gratë që vuajnë nga komplikimet në shtatëzani, fëmijët me anemi dhe njerëzit e përfshirë në aksidente të rënda. Por, nëse duhet të vazhdoni të dhuroni gjak gjatë koronavirusit, a është e sigurt ta bëni këtë?
Dhënia e gjakut shpëton jetë dhe është gjithmonë në kërkesa të mëdha. Shërbimi kërkohet 365 ditë në vit, me staf të përkushtuar që punojnë ditë e natë për të përpunuar, testuar dhe shpërndarë gjakun e dhuruar.
"Koronaviruset janë një familje e viruseve dhe nuk ka asnjë provë se çfarëdo lloj koronavirusi që transmetohet përmes dhurimit të gjakut," tha një zëdhënës i Shërbimit Kombëtar Shëndetësor në Angli.

Sipas zëdhënësit ka rëndësi që ambientet dhe mjetet e dhurimit të gjakut të jenë të sterilizuara.
"Ne po kërkojmë nga donatorët tanë të gjakut që të ndihmojnë më shumë në këtë kohë të vështirë. Ne i bëjmë thirrje kujtdo që ka të drejtë dhe dëshiron të bëjë një dhurim gjaku për shpëtimin e jetës për të vizituar faqen tonë të internetit për të gjetur dhe prenotuar një takim në një qendër rajoni për dhurime pranë tyre - edhe nëse nuk është vendi ku ata zakonisht marrin pjesë," tha Alan Prosser, Drejtori i Shërbimit të Gjakut Uells.

Burimi:The Independent/ Përktheu: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë