Imagjinoni këtë skenar. Jeni në një festë pa personin tuaj të rëndësishëm. Një djalë vjen tek ju dhe fillon të bisedojë me ju dhe ju e kuptoni se ai është i interesuar. Ju luani së bashku sepse ai është i lezetshëm dhe flirtimi mund të jetë argëtues, por nuk keni ndërmend të lidheni me të e as t’i jepni numrin tuaj. Në fund të natës, ju jeni duke shkuar për në shtëpi dhe miqtë tuaj pyesin për bisedën tuaj me djalin. “Çfarë do të mendojë i dashuri juaj për këtë?” pyesin ata. Ju nuk e kishit marrë parasysh këtë. Për ju, flirtimi ishte i padëmshëm, diçka për të kaluar kohën, apo edhe për të rritur pak vetëvlerësimin tuaj. Por tani që miqtë tuaj e përmenden, ju pyesni veten, “a e tradhtova të dashurin tim?”
Pra, a është flirtimi tradhti? Përgjigja nuk është aq e thjeshtë.
Së pari, të gjithë kanë një përkufizim të ndryshëm të mashtrimit apo tradhtisë, dhe flirtimi mund të variojë nga një buzëqeshje e thjeshtë deri tek kërcimi. Megjithatë, për t’u përpjekur për të arritur në fund të kësaj pyetjeje të ndërlikuar, ne folëm me me Maria Sullivan, Zëvendës Presidente dhe Eksperte e Takimeve ne faqen e lidhjeve Dating.com rreth tradhtisë, flirtimit dhe se si mund të ndikojë në marrëdhënie.
Së pari, mendoj se është e rëndësishme të përkufizohet tradhtia, sepse shumë njerëz kanë përkufizime të ndryshme të termit. Sipas Maria, “tradhtia është çdo sjellje që ju jeni duke e inkurajuar dhe duke marrë pjesë në mënyrë aktive dhe nuk do të dëshironit që partneri juaj të dijë për të.
“Ndërsa ajo shpjegon se mund të ndodhë me telefon ose me mesazh, tradhtia “është e lidhur zakonisht me diçka fizike.” Thënë kjo, ekziston edhe mashtrimi emocional, të cilin Maria e përkufizon si një partner “që e drejton kohën, përqendrimin dhe energjinë e tij drejt dikujt tjetër përveç personit me të cilin janë në një lidhje, në atë masë sa partneri i tyre aktual ndihet i lënë pas dore”.
Maria thekson megjithatë, mashtrimi emocional nuk është sinonim i flirtimit, sepse përfshin mungesë besimi që “kalon përtej fizikës, në procesin e të menduarit të rrënjosur thellë dhe aktiv pas tij”.
Pra, me gjithë sa u tha, Maria nuk e kategorizon flirtin si mashtrim. “Njerëzit duhet të ndërveprojnë me kuriozitet dhe ato ndërveprime kanë interpretime të pafundme – që do të thotë se jo çdo skenar flirtimi inkurajohet nga të dyja palët ose interpretohet përmes të njëjtit kontekst,” thotë ajo. Ndërsa një person mund të mendojë, “ua kjo vajzë po flirton me mua”, vajza mund të mendojë thjesht se është miqësore.
Gjithashtu, shumë njerëz thjesht flirtojnë natyrshëm. Ata u buzëqeshin njerëzve ose ndoshta u bëjnë shumë syrin, gjëra që shumë njerëz i barazojnë me flirtin. Por vetëm për shkak se komplimentoni veshjen e dikujt nuk do të thotë që dëshironi të dilni me të. Maria sugjeron që nëse flirtimi është pjesë e personalitetit tuaj, “partneri juaj tashmë duhet të jetë plotësisht i vetëdijshëm dhe rehat me këtë aspekt të karakterit tuaj”. Nëse nuk janë, është koha për të bërë një bisedë.
Megjithatë, disa njerëz e konsiderojnë flirtin si tradhti. Në një sondazh joshkencor që postova në historinë time në Instagram, 34% e të anketuarve thanë se e konsiderojnë flirtin si tradhti.
Maria këmbëngul që nëse një partner në një lidhje është i shqetësuar për flirtim, ato mendime janë plotësisht të vlefshme. “Shqetësimet e tyre gjithashtu duhet të dëgjohen dhe adresohen për të siguruar një marrëdhënie të shëndetshme”, thotë ajo. Shpesh, takimi me dikë që është flirtues mund të çojë në xhelozi dhe megjithëse veprimet tuaja mund të mos jenë fizike dhe mund të mos nënkuptojnë fare, nëse ato shqetësojnë partnerin tuaj, është e rëndësishme të diskutoni për këtë.
Nëse kjo është një çështje për ju dhe partnerin tuaj, Maria sugjeron të krijoni udhëzime dhe të dalloni atë që është jashtë kufijve (mos flirtoni me ish-et, mos pranoni një dhuratë falas).
Është e pamundur të thuhet nëse flirtimi është mashtrim apo jo. Varet nga konteksti i flirtimit, deri ku shkon flirtimi dhe opinionet e atyre që janë të përfshirë në marrëdhënie. Pra, është e rëndësishme të keni një diskutim me partnerin tuaj dhe pyesni nëse e konsiderojnë flirtim tradhti dhe çfarë është jashtë kufijve kur bëhet fjalë për aktin.
Megjithatë, kur dyshoni, Maria ka një metrikë mjaft të lehtë për t’u marrë në konsideratë. “Nëse nuk do ta bëni para partnerit tuaj, duhet të mendoni të mos merrni pjesë”./Seventeen
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.