Shendet

A është e nevojshme të bëjmë 10.000 hapa në ditë?

Shumica prej nesh kanë dëgjuar se duhet të bëjmë 10.000 hapa në ditë për të qëndruar të shëndetshëm dhe të aftë, por një hulumtim që qëndron pa këtij objektivi mund të ju habisë. Ka aplikacione të ndryshe që masin hapat tonë, të vendosura në orët inteligjente dhe telefonat tanë. Aplikacioni regjistron hapat tuaj çdo javë dhe ju njofton kur keni arritur këtë numër.
Por, saktësia e këtyre aplikacioneve është e diskutueshme dhe duket qartë se ato janë një instrument i dobët për matjen e ecjes, megjithatë ato tregojnë një udhëzues të përafërt për faktin sa aktiv keni qenë.
Shumica e pajisjeve vendosin numrin “10.000” dhe ju mendoni se janë kryer studime të vazhdueshme, kështu është përcaktuar ky numër për të qenë të shëndetshëm, por në fakt nuk ekziston asnjë hulumtim për këtë gjë.

Numri magjik “10.000” daton me një fushatë marketingu të kryer pak përpara fillimit të Lojërave Olimpike të vitit 1964 në Tokio dhe u përdor atëherë për të motivuar njerëzit. Që atëherë studimet kanë krahasuar përfitimet shëndetësore nga 5000 deri në 10.000 hapa dhe çuditërisht numri më i lartë ka rezultuar më i mirë. Kërkime të reja nga I-Min Lee, një pedagoge mjekësie në universitetin e Harvardit dhe ekipi i saj u përqendruan në një grup prej më shumë se 16.000 gra që ishin nga mosha 15 vjeç deri në moshën 70 vjeç, duke krahasuar numrin e hapave që kryenin çdo ditë. Secila prej tyre kaloi një jave duke mbajtur një pajisje që tregonte lëvizjet e saj nga momenti që zgjohej. Më pas ata vëzhguan gratë për katër vjet e tre muaj dhe rreth 504 prej tyre kishin vdekur. Të dhënat treguan se gratë që kishin ndërmarrë më shumë se 4000 hapa në ditë, ishin më të shëndetshme se ato që kishin bërë 27.000 hapa. Është për t’u habitur fakti që një numër mund të bëjë që të mendojmë se do të kemi jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme.
Sipas kësaj logjike ne do të mendonim se sa më shumë të ecim aq më mirë do të ishte. Për këtë grup moshë, ky studim sugjeron se ndoshta 7.500 hapa janë të mjaftueshme për një ditë. Numri më i lartë i hapave mund të ketë qenë thjesht një tregues që në përgjithësi këto gra kanë qenë më aktive gjatë gjithë jetës së tyre Për këtë arsye, është e vështirë të zbulosh përfitimet e sakta shëndetësore vetëm nga e ecura.

Atëherë lind pyetja për llogaritjen optimale të hapave në aspektin psikologjik. Objektivi 10,000 mund të duket si një qëllim i lartë për t’u arritur, gjë që mund të na tundojë. Në një studim të adoleshentëve britanikë, në fillim 13 dhe 14 vjeçarët e shijuan risinë e dhënies së objektivit, por ata shpejt e kuptuan se sa e vështirë ishte të bënin 10.000 hapa në ditë dhe u ankuan se ky studim nuk ishte i drejtë. Një tjetër fakt që bënte pjesë në këtë studim ishte se ecja e tepërt mund të ulte nivelin e lumturisë.
Sipas Jordan Etkin, një psikolog në universitetin Duke në SHBA, zbuloi se njerëzit që ndiqnin hapat e tyre, e bënin këtë gjë sepse ishin të detyruar nga mendimi “do të jetoj shëndetshëm”, por nga ana tjetër ata nuk ishin të lumtur. Ju mund t’i numëroni nëse kjo gjë i’u motivon, por kujtoni se nuk ka asgjë të veçantë rreth numrit 10.000. Vendosni qëllimin që është i duhuri për ju. Mund të jetë një numër më shumë, ose një numër më pak, ose qëllimi juaj mund të jetë që të mos e përdorni aplikacionin tuaj fare./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë