Mode

A ekziston vërtet një veshje për të katërta stinët?

Për personazhet e filmave vizatimore si Marage Simpson ose Wilma Flintstone, një fustan i vetëm mjafton për çdo sezon, qoftë vere apo dimër. Në jetën reale, shumica e njerëzve stresohen shumë se çfarë do të veshin. Një peliçe e madhe do të ishte mirë për në dimër, por nëse e vishni atë në qershor, përveç faktit që do të dukeni qesharak, do të zhyteni në djersë.
Kohët e fundit teoria e riciklimit ka “futur hundët” edhe tek veshjet sezonale. Kushtet e motit bëjnë që kuletat të pakësohen dhe të shtohen hapësirat e dollapit.
“Si dikush që e do modën unë kam përjetuar zhgënjim të madh kur rrobat e mia mbesin gjithë kohës nëpër valixhe,” tha Darcy Shapiro, një eksperte e teknologjisë në Nju Jork.

Misioni i riciklimit përcakton se veshjet duhet të vishen në çdo stinë, duke i kombinuar ato që të mos jenë të mërzitshme. Stilistja Beverlu Nguyen 29 vjeçe nga Nju Jorku tregon se klientët e saj kursejnë shumë për të blerë veshjet që janë në modë. Ndërkohë, që ajo thotë se shpesh i këshillon që veshjet me material mëndafsh ose pambuk të përdoren në çdo stinë. Për sa i përket ngjyrës, stilistja këshillon që të mësoni ti kombinoni (kryesisht nga influencueset në rrjete sociale). Sipas saj është shumë e lehtë të veshësh një fustan pa mëngë në verë dhe më pas në dimër të veshësh po të njëjtin fustan edhe në dimër me një bluze të hollë poshtë.

Foto ilustruese se si të përdorni një fustan në të gjitha stinët.

Sipas saj përshtatshmëria e veshjeve është thelbësore. Për shembull një xhakete lëkure ju mund t’i shtoni një pelush tek pjesa e qafës, në dimër që t’ju mbajë ngrohtë, ndërsa në vjeshte thjesht e hiqni. Është kaq e thjeshtë. Shumica e stilistëve kudo në botë po e këshillojnë këtë praktikë si për vajzat ashtu edhe për meshkujt. Kjo gjë do të sjellë kursimin e parave, por edhe ka ndikime pozitive në mjedis. /The Wall Street Journal/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë