Analize

A e “shpëtoi” vaksina e tuberkulozit Portugalinë nga koronavirusi?

Rrugët e Portugalisë janë bosh, plazhet vazhdojnë të jenë të mbyllura dhe ekonomia është e asfiksuar, megjithatë të gjithë janë optimistë se kanë arritur një fitore të palëkundshme ndaj koronavirusit.

Me një të katërtën e popullsisë së Spanjës fqinje, Portugalia ka rreth një të dhjetën e numrit të infektuarve në krahasim me Spanjën. Dhe ndërkohë që niveli i vdekshmërisë nga koronavirusi në Portugali ka arritur në 3 për qind, ai është mbi 10 për qind në Spanjë, 12 për qind në SHBA dhe 15 për qind në Francë.

Niveli i ulët i të prekurve dhe viktimave një vend me më shumë qytetarë të moshës mbi 80 sesa kudo në BE, përveç Italisë dhe Greqisë, plus një shërbim të dobët shëndetësor, ka habitur ekspertët botërorë. Portugalia ka vetëm 4.2 shtretër të kujdesit intensiv  për 100,000 njerëz, numrin më të ulët në BE. Spanja ka mbi nëntë shtretër të tillë për 100,000 pacientë dhe Gjermania pothuajse 30.

"Për shkak të dobësisë së sistemit tonë shëndetësor epidemia mund të kishte qenë shumë më e ashpër këtu sesa në Itali ose Spanjë," tha Ricardo Baptista Leite, një mjek i specializuar në sëmundjet infektive dhe një ligjvënës i partisë opozitare Social Demokratët (PSD).

Porto, Portugali, Gazeta Si, 2020

"Populli Portugez e kuptoi shumë qartë se nëse duam t’i mbijetojmë kësaj epidemie, do të duhet të bëjmë edhe më shumë se të tjerët në frenimin e saj”, tha ai për gazetën europiane “Politico”. "Populli ka treguar solidaritet të jashtëzakonshëm."

Shpjegimet për suksesin relativ të Portugalisë lidhen me dy faktorë të rëndësishëm: masat e menjëhershme dhe vaksinën kundër tuberkulozit. A është rastësi që Spanja ka pothuajse gati 25 mijë viktima nga pandemia e koronavirusit ndërsa Portugalia 1000? Shumë ekspertë janë të bindur që jo

Një pabarazi e tillë në numër brenda gadishullit Iberik është misterioze. Shpjegimi i vetëm që qenë përdorimi i vaksinës së tuberkulozit në Portugali. Edhe pse nuk ka ende një vaksinë kundër Covid-19, vaksina dhjetëvjeçare e tuberkulozit që duket se ofron një shpjegim.

Një studim i ri shkencor ka zbuluar një lidhje të mundshme midis vendeve ku është e detyrueshme të vaksinohen kundër tuberkulozit dhe përhapjes së  koronavirusit të ri.

"Ne zbuluam se vendet pa politika universale të vaksinimit të tuberkulozit (Itali, Holandë, SHBA) janë prekur më rëndë në krahasim me vendet me politika universale dhe të gjata të vaksinimit”, thonë autorët e studimit.

"Ka pasur raporte që vaksina e tuberkulozit mund të prodhojë mbrojtje të gjerë kundër infeksioneve të frymëmarrjes," shpjegoi Gonzalo Otazu, studiues në Institutin e Teknologjisë së Nju Jorkut dhe një nga autorët e studimit. "Ne i kemi krahasuar me kujdes të të dhënat: vendet që nuk futën vaksinën universale kundër tuberkulozit u goditën rëndë nga COVID-19, me një numër të lartë viktimash për frymë."

Italia, vendi me numrin më të madh të vdekjeve nga COVID-19 në Europë, nuk ka aplikuar kurrë vaksinimin e tuberkulozit në mënyrë universale, ndryshe nga Portugalia, apo vendi ynë.  Hulumtimi gjithashtu mund të shpjegojë ndryshimin midis ndikimit të koronavirusit në Europën Perëndimore dhe Lindore, sepse politikat universale të vaksinimit të tuberkulozit ishin përhapur gjerësisht në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik (BRSS).

Shtetet lindore të Gjermanisë, të cilat ishin pjesë e BRSS si Gjermania Lindore, kanë numër më të ulët të rasteve të COVID-19 për 100,000 njerëz. Në Spanjë, vendi i dytë me numrin më të madh nga koronavirusi në Europë, vetëm rajoni Bask e ka të detyrueshme vaksinimin kundër turbekulozit. Ashtu si Portugalia, edhe ai një numër të ulët të të prekurve.

“Shkencëtarët e kanë ditur prej kohësh se vaksina e tuberkulozit nuk mbron vetëm nga tuberkulozi, por gjithashtu ndihmon në luftimin e viruseve të tjerë, veçanërisht infeksioneve të frymëmarrjes”, thotë Inês Fronteira, pedagoge e shëndetit publik në Universitetin e Lisbonës. Vaksina  është si një forcues i gjerë imuniteti," tha ajo. “Për shembull, një studim i kryer në Afrikën Perëndimore zbuloi se fëmijët që ishin vaksinuar për tuberkulozin kishin rreth 50% ulje të vdekshmërisë së përgjithshme, kryesisht për shkak se vaksina zvogëlonte infeksionet e frymëmarrjes.”

Ajo u zhvillua së pari në vitet 1920 në Paris dhe më vonë u dërgua në të gjithë botën.

“Tani, vende të ndryshme në të gjithë botën, nga Japonia në Danimarkë, po e përdorin duke përdorur formulime të ndryshme të baktereve të gjalla dhe secila prej tyre ka shkallë të ndryshme të aftësisë për forcimin e imunitetit”, tha Dr. Ofer Levy, drejtori i programit të vaksinave në spitalin e fëmijëve Boston dhe profesor në Harvard. “Për shembull, Portugalia - e cila ka futur vaksinimin  e detyrueshëm për foshnjat, ka gati një të dhjetën e të infektuarve në krahasim me Spanjën”, thotë ai.

Italia ka rreth 25 mijë të infektuar ndërsa Spanja 240 mijë.

Masat e shpejta

Kur nisën të shfaqeshin rastet e para, autoritetet portugeze nuk e kishin idenë për ndikimin që mund të kishte vaksina e tuberkulozit, por kishin parë atë që po ndodhte në Spanjën fqinje.  Ajo regjistroi rastet e para të koronavirusit më 2 mars, një muaj pasi sëmundja u shfaq në Spanjë dhe Itali. Kjo vonesë kohore i dha mundësinë qeverisë të mësojë nga gabimet e fqinjëve të saj dhe të prezantojë masa përpara se virusi të dilte jashtë kontrollit.

Portugalia mbylli shkollat ​​në 16 mars kur kishte vetëm 245 raste në vend. Spanja kishte tashmë 2.140 të infektuar kur shumica e qeverive rajonale mbyllën shkollat ​​në 12 Mars. Italia kishte mbi 2.500 raste para se studentët të dërgoheshin në shtëpi në 4 Mars.

Madridi gjithashtu lejoi mbi 100,000 njerëz të merrnin pjesë në një marsh Ndërkombëtar për Ditën e Gruas më 8 Mars, ndërsa Lisbona ndaloi të gjitha tubimet publike në një fazë të hershme të evolucionit të epidemisë.

Gjendja e jashtëzakonshme në Portugali u shpall me 18 mars kur vendi kishte 448 raste. Spanja ndërmori masa të ngjashme me gati 10 herë më shumë raste; Italia kishte mbi 9,000 njerëz të infektuar kur hyri në karantinë.

"Zbatimi i hershëm i masave është një nga shkaqet e ritmit të ngadaltë të infeksionit," tha Fronteira. Politikanët dhe ekspertët e kujdesit shëndetësor vlerësojnë gjithashtu disiplinën e shfaqur nga populli portugez në respektimin e bllokimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë