Testimi masiv po konsiderohet si një mënyrë për të na afruar shumë më pranë një jete normale dhe madje edhe për të shmangur izolimin në të ardhmen. Testimi i të gjithëve, edhe atyre pa simptoma, mund të jetë një mjet tepër i fuqishëm për çrrënjosjen e virusit Covid-19.
Por pyetjet janë bërë në lidhje me testet aktuale dhe strategjinë e përgjithshme. Pra, çfarë mund të arrijë realisht testimi masiv?
John Bell, nga universiteti i Oksfordit, është këshilltari i qeverisë për shkencat e jetës dhe ai thotë se “mund të na mbajë larg telasheve” por është “shumë e rëndësishme që ne të mos e teprojmë”.
Premtimi i testimit në masë
Testimi në masë është i njejtë me testimin e kancerit, ku merren njerëz të shëndetshëm, i testoni dhe më pas veproni shumë herët nëse ka ndonjë problem. Por në vend që të gjeni kancerin e fshehur, ju gjeni njerëz që kanë virusin që mund të mos e dinë akoma. Kjo metodë është në mënyrë që të anashkalohet një shpërthim, duke bërë që të anashkalohen kufizimet e rrepta. Vendet e para që kanë aplikuar këtë mënyrë janë Kina dhe Sllovakia.

Teknologjia e testimit masiv
Kjo cështje zgjidhet me testimet e shpejta, q ëjanë të ngjashme me testet e shtatëzënisë, ku mudn të testohen shumë njërëz në pak minuta. Mer një pjesë prove nga hunda me anë të një shtupe dhe vendoset në njërin skaj të testit, e në anën tjetër tregohet nëse jeni poszitiv ose negativ. Nuk ka nevojë për shekencëtarë dhe laborator.
Ekziston një teknologji tjetër e quajtur LAMP (Amplifikimi Izotermik), e cila rregullisht diskutohet mbi testimin masiv ose të shpejtë.
Shtupat e zakonshme duhet të mblidhen, të dërgohen në një laborator, të trajtohen nga stafi i trajnuar dhe rezultatet të kthehen përsëri. Pra, LAMP është vetëm një hap larg për në procesin aktual të testimit.
Shpejtësia, thjeshtësia, saktësia
Testet e shpejta nuk janë aq të sakta sa testet aktuale, të bazuara në laborator PCR, që kërkojnë fragmente të kodit gjenetik të virusit.
“Ata nuk janë perfekt, nëse pretendoni se janë si PCR e keni gabim, por këto teste mund të japin një lloj indicie për të arritur më pas tek testi PCR,” shpjegon John.
Rezultatet e plota mbi efektivitetin e testeve të shpejta nuk janë publikuar. Ekspertët shikojnë një tjetër anë të medaljes së këtij problemi sepse pozitiviteti i gabuar mund të bëhet problem. Por testet e shpejyta deri më tani kanë treguar 90 % efikasitet.
“A do të ketë njerëz potencialisht infektivë që testojnë negativisht? Po, Unë dyshoj se kjo do të ndodhë por deri më tani nuk ka ndodhur shpesh,” shpjegoi John.
Kritikat ndaj testeve aktuale të PCR janë aq të mira për t’u përmirësuar edhe në gjetjen e virusit. Ekspertët e tjerë argumonetojnë se ko mund të ndihmojë që të identifikohen njerzit e infektuar sa më shpejt. Sipas tyre, njerëzit kanë nevojë për testime cdo dy ditë në mënyrë që të kuptohen në fazën e hershme të Covid-19 dhe të izolohen sa më shpejt.

Anët e dobëta të testimit në masë.
Çdo formë e testimit masiv duhet të ekuilibrojë dëmin dhe përfitimin. Disa mjekë madje argumentojnë se programi i mirëvendosur i shqyrtimit të kancerit të gjirit bën më shumë dëm sesa është i dobishëm.
“Të gjitha testet mund të dëmtojnë për shkak të gabimeve në ekzaminim,”thonë ekspertët.
Ai tha se duke u thënë njerëzve që kishin virusin kur nuk e kishin, do t’i detyronte njerëzit të izoloheshin pa pasur nevojë.
Një tjetër gabim, sipas grupit shkencor këshillues për emergjencat, në Mbretërinë e Bashkuar, është se njerzit mjaftohen me një provë të vetme dhe mendojë se e kanë kaluar virusin. Një “pengesë kritike” për suksesin e testimit masiv është numri i njerëzve që pranojnë të testohen vetëm një herë dhe më pas nuk raportojnë për të dhënat.
“Ata nuk raportojnë sepse po të qëndrojnë në shtëpi, ndoshta do të humbin punën e tyre. Në qoftëse nuk mbështeten njerëzit për t’u izoluar, ata kurë nuk do të ndalojnë, nuk do të izolohen dhe do të vazhdojnë jetën duke infektuar njerëz të tjerë,” tha Alexander Edëards, nga Universiteti Reading.
Pra, a mund të parandalojë një bllokim tjetër?
“Unë do cilsohesha si një njeri i guximshëm, por përvec vaksinës nuk kemi shumë mundësi, kështu që ia vlen të provosh sepse mund të kemi një zgjidhje tjetër më të mirë” shtoi John.
Burimi: BBC. Përktheu: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje