Realizimi i një hologrami të një personi të dashur, që e keni humbur mund të mos jetë diçka që e mendoni shpesh. Nuk ishte as për yllin Kim Kardashian West para se të shihte se burri Kanye West kishte realizuar një “hologram” të babait të saj të ndjerë Robert për 40-vjetorin e e saj.
Por në dhuratat e ndryshme që janë bërë virale në internet, ajo e quajti dhuratën më të bukur që ka marrë në jetë.
Hologrami, i cili është si video, ka detaje vizuale të jashtëzakonshme dhe vokal të ngjashëm me të personave. Për Per Axbom, një projektues videosh kjo paraqet shqetësime për të drejtat e individëve pasi të vdesin.

“Edhe nëse një person jep pëlqimin e tij për t’u përdorur si hologram, a është e mundur që ky të jetë një pëlqim i informuar?. Nëse po, kjo përsëri nuk ka si të vërtetohet,” shpjegon ai.
Reagimi i Kardashian West ndaj hologramit dukej se ishte pozitiv por e njëjta teknologji që mund të rikthejë një të dashur në jetën dixhitale mund të përdoret gjithashtu për të manipuluar pamjet e atyre që jetojnë ende, të tilla si politikanë, të cilat mund të çojnë në dezinformim të frikshëm.
Teknologjia e thellë e rreme si ajo e përdorur në fytyrën e Robert Kardashian, është përdorur gjithashtu për të manipuluar pamjet e liderëve botërorë përpara zgjedhjeve në SHBA, si dhe për të falsifikuar imazhe nudo të më shumë se 100,000 grave.
David Ripert, themelues i firmës “Poplar Studio”, mendon se hologrami u arrit duke përdorur një projeksion të njohur si “Ghost i Pepper” Realizimi i videos me anë të inteligjencës artificiale, bën që fytyra të ndryshme të mbivendosen mbi trup.
“Mund të bëni një fotografi 3D, por nuk është aq realiste. Nëse doni të gjeni një model me fytyrën e personit tuaj të dashur, ju duhen shumë pamje. Pesëqind deri në 1.000 fotografi janë të nevojshme për të realizuar një pamje. E vetmja gjë që mund t’ju ndihmojë është nëse keni punuar në televizion,” shpjegon eksperti.

Sipas ekspertit ju duhen edhe disa audio, por në një botë ku “teknologjia e pakufishme” po bëhet gjithnjë e më popullore dhe kur njerëzit po mendojnë gjithnjë e më shumë për trashëgiminë digjitale që ata lënë pas, Kim dhe Kanye mund të kenë nxitur një diskutim të etikës teknologjike nëse na duhen rregulla më të rrepta, edhe nëse aktualisht hologrami përdoret vetëm për super të pasurit.
Një ditë, ju ose pasardhësit tuaj mund të dëshironi të nënshkruani një letër ku thuhet se do të ndaloni ose lejoni realizimim e një hologrami pas vdekjes.
“Duhen ligje të fuqishme edhe për këtë gjë sepse çfarë bën Kim, bëhet menjëherë trend. Kështu që është i nevojshëm dhe rregullatori ligjor,” shpjegon ai.
Burimi:BBC/Përktheu:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



