Shendet

A duhet ta trajtojmë sheqerin njësoj si duhani?

Gjatë dekadave të fundit, konsumimi i duhanit është margjinalizuar dhe stigmatizuar, nga ndalimi i konsumimit të tij në vitin 2007 deri në futjen e paketimit të thjeshtë një dekadë më vonë, gjithçka është bërë për të dekurajuar njerëzit për të reduktuar sa më shumë konsumimin e duhanit. Një shembull shumë i mirë nga vjen nga SHBA, ku përgjithësisht të gjitha vendet prej kohësh e kanë diskutuar vendosjen e ligjit për duhanin.

Kohët e fundit, duke marrë parasysh lajme të ndryshme, apo artikuj shkencorë, mund të themi se e njëjta gjë po ndodh edhe me sheqerin. Në shumë vende të botës, pijet me sheqer janë të tatuara dhe institucionet shëndetësore kanë sugjeruar se ëmbëlsirat dhe pijet e ëmbla, gjithashtu duhet të kenë një paketim të thjeshtë, për t’u kuptuar nga të gjithë dhe më pak tërheqës, duke pasur parasysh reduktimin e konsumimit të produkteve me sheqer të dëmshëm.
Kjo qasje do të jetë shumë e vështirë për t’u kuptuar nga njerëzit, apo industritë prodhuese të këtyre produkteve. Duke qenë se vihet re që njerëzit nuk janë adaptuar ende me ligjin për duhanin, ndoshta do të jetë e vështirë të përballen me të njëjtën gjë edhe me sheqerin.

Një deklaratë e tillë u bë edhe nga Instituti për Hulumtime të Politikave Publike, pas daljes së një raporti të fundit nga universiteti i Harvardit. Drejtori i Institutit Tom Kibasi u shpreh se nëse krijohet edhe një ligj i njëjtë, edhe për sheqerin do të ketë një ndryshim rrënjësor për shëndetin e njerëzve.
"Paketimi i thjeshtë do të na ndihmonte të gjithëve, për të bërë zgjedhje më të mira dhe për të reduktuar sa më shumë konsumimin e sheqerit," tha ai.
Gjithashtu, ai u shpreh se dëshiron që të shoh edhe ligje të miratuara së bashku me një sërë masash, duke përfshirë edhe ndalimin e reklamave që promovojnë ushqimet që përmbajnë sheqer të dëmshëm.
Ndërkohë që, industritë prodhuese të ushqimeve, argumentoi duke thënë se gjithçka duhet të klasifikohet sipas dëshirave të njerëzve. Të njëjtat argumente u parashtruan edhe nga industria e duhanit, por qeveritë kudo në botë gjithnjë janë treguar skeptik, ndaj vendimeve që merren për shëndetin e konsumatorëve.

Që prej kohëve të hershme, aktivistët e shëndetit, kanë nxitur ndalimin e konsumimit të duhanit në vendet publike. Herëpasherë janë diskutuar këto vendime, por studiues të ndryshëm kanë treguar se pikërisht këto vendime të duhura për ta, kanë bërë të mundur që normat e pirjes së duhanit janë pakësuar, sidomos vitet e fundit. Një dëshmi tjetër e funksionimit të këtij ligji rregullator, është edhe Australia, kombi i parë që ka futur paketimin e thjeshtë për duhanin, duke reduktuar kështu edhe konsumimin e dit dalë nga dalë.
Studiuesit shprehën se e njëjta gjë duhet të bëhet edhe me sheqerit, i cili po shkakton një ndër gjendjet më të vështira për njerëzimin, siç është obeziteti. Ata shtojnë se, po presin të dëgjojnë masa radikale për përdorimin e këtij produkti. /BBC/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë