Shendet

A do t’i rikthehemi maskave përsëri? Ekspertët janë të ndarë

Të vendosësh maskë apo të mos vendosësh? Kjo është pyetja që po i mundon njerëzit teksa varianti delta po infekton gjithnjë e më shumë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë kohët e fundit ka përsëritur udhëzimet e saj në mbarë botën se të gjithë duhet të mbajnë një maskë në ambiente të brendshme. Ndërkohë nga ana tjetër Qendrat e Shërbimeve Shëndetësore në SHBA dhe Europë kanë këshilluar që njerëzit e vaksinuar nuk kanë nevojë të mbajnë maska.


Të Mërkurën, Drejtori i CDC në Washington DC, SHBA Rochelle Walensky përsëriti atë udhëzim, duke thënë se vaksinimi i plotë mbron qytetarët nga variantet përfshirë edhe Deltën. Mesazhi i OBSH-së nuk është i ri. Agjencia globale e shëndetit ka rekomanduar prej kohësh që të gjithë të vaksinuar ose jo të vazhdojnë të mbajnë maska brenda. Shumica e ekspertëve thonë se mesazhi i OBSH-së është i kujdesshëm duke pasur parasysh nivele të ulëta të vaksinimit dhe nivele të larta të rasteve me Covid-19 në shumë vende. Edhe pse edhe Izraeli, një vend me norma të larta vaksinimi dhe raste relativisht të ulëta të Covidit, ka rivendosur disa masa paraprake pasi varianti Delta infektoi disa njerëz të vaksinuar përpara disa ditësh.


“Është e rëndësishme të theksohet se OBSH bën rekomandime për të gjithë planetin, por vende të ndryshme janë në situata të ndryshme”, thotë David Wohl, një profesor i mjekësisë në ndarjen e sëmundjeve infektive në Universitetin e Karolinës së Veriut në Chapel Hill.
Ekspertët shpjegojnë që shkalla e transmetimit të infeksionit në komunitet suhet të jetë nën konsideratën e qeverive. Ata shprehen se pavarësisht rekomandimeve të ndryshme shtet duhet të shqyrtojnë situatën epidemiologjike dhe më pas të vensoin masat. Sipas Paul E. Sax, drejtor klinik i sëmundjeve infektive në Spitalin Brigham, Boston maska nuk është e nevojshme në vendet ku kanë një incidencë javore të ulët të rasteve dhe ritme të larta vaksinimi.

A ka ndonjë grup njerëzish të vaksinuar që duhet të jenë më vigjilentë se të tjerët?

Po. Ekspertët shpjegojnë se njerëzit e moshuar ata me sistem imunitar të dobët dhe njerëzit me sëmundje shoqëruese dhe të jenë të kujdesshëm, sidomos na rastet kur kanë marrë vetëm një dozë vaksine.
Shkencëtarët kanë shpjeguar më tej se në shumicën e ambienteve të jashtme, nuk është e nevojshme të mbahet maskë, por kjo nuk konsiderohet në ambientet ku ka grumbullime.
Burimi:The Wall Street Journal/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë