Analize

A do të vendosë Bashkimi Europian sanksione ndaj Turqisë?

A do të vendosë Bashkimi Europian sanksione ndaj Turqisë për shkak të provokimeve në Mesdhe? Kjo është një nga pyetjet kryesore në shumë kryeqytete europiane ndërkohë që unioni përgatitet për një samit disaditor ku qëndrimi i Turqisë do të jetë ndër temat e diskutuara. Por pavarësisht këmbënguljes së Athinës zyrtare për frenimin e menjëhershëm të Ankarasë, vendet europiane janë të ndara.

“Turqia nuk e ka de-përshkallëzuar qëndrimin e saj me Greqinë, pavarësisht përpjekjeve tona diplomatike”, tha të premten, shefi i Këshillit Europian Charles Michel dhe paralajmëroi se vendet anëtare të BE tani do të konsiderojnë "mjetet në dispozicionin tonë", të cilat me shumë gjasa do të thotë sanksione.

"Unë mendoj se loja si macja me miun duhet të mbarojë," tha Michel, duke iu referuar ndërhyrjeve të përsëritura të Turqisë në ujërat greke dhe duke tërhequr anijen e eksplorimit të gazit përpara samiti të BE në data 10-11 dhjetor.

Më 30 nëntor, anija Oruç Reis u kthye në portin jugor të Antalias nga ujërat e Mesdheut. E njëjta gjë ndodhi përpara një samiti të mëparshëm të BE në tetor, kur Turqia shmangu sanksionet dhe udhëheqësit e BE vendosën të rishikojnë çështjen në dhjetor.

Ashtu si në samitin e mëparshëm të BE, Turqia po de-përshkallëzon tensionet në Mesdheun Lindor duke kthyer anijen kërkimore Oruç Reis përsëri në territorin e saj disa ditë para një takimi të rëndësishëm, i cili mund të vendosë të ardhmen e marrëdhënieve BE-Turqi.

Michel u pyet nga mediat se çfarë do të ndodhte nëse Turqia arrinte të shmangte sanksionet përsëri në samitin e dhjetorit të BE dhe më pas të dërgonte Oruç Reis në zonën ekonomike greke të nesërmen.

“Ne do të kemi një debat në samitin europian më 10 dhjetor dhe ne jemi gati të përdorim mjetet që kemi në dispozicion”, u përgjgj zyrtari i lartë i BE-së.

Michel, i cili tha se samiti i BE do të jetë fizik, ndryshe nga shumica e takimeve të mëparshme të Këshillit, që u mbajtën si videokonferenca këtë vit, tha se Turqia nuk kishte zgjedhur të bënte më të mirën e axhendës pozitive të vendosur në samitin e tetorit dhe në vend të kësaj ishte angazhuar në njëanshmëri aktet dhe retorikën armiqësore.

"Ne e shohim se nuk ka asnjë lëvizje pozitive domethënëse," tha Michel. Për sa i përket retorikës armiqësore, Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka filluar në mënyrë të përsëritur sulme verbale ndaj Presidentit francez Emmanuel Macron.

Por sipas burimeve diplomatike, vendet e BE nuk janë të gjitha në të njëjtën faqe në lidhje me sanksionimin e Turqisë.

Greqia dhe Qipro, të mbështetur nga Franca, do të donin që BE të vendoste sanksione, ndërsa Gjermania dhe një numër vendesh me motive të ndryshme do të preferonin të shmangnin konfrontimin me Ankaranë. Kancelarja gjermane Angela Merkel përshëndeti kthimin e Oruç Reis në portet turke si një "sinjal i mirë" përpara samitit.

Një kompromis i mundshëm do të ishte shtyrja e sanksioneve përsëri. Masat e vendosua mund të jenë sanksione sektoriale që synojnë sektorin e energjisë të Turqisë, kompanitë e përfshira në kërkimet ilegale në Mesdheun Lindor në zonat ekskluzive ekonomike të Greqisë dhe Qipros. Sanksione të ngjashme kanë funksionuar mirë në rastin e tubacionit Nord Stream 2.

Një kompromis i tillë do të lejonte Athinën ose Parisin t'i tregonin audiencës së tyre të brendshme se ata kishin arritur një forcim të pozicionit të BE, ndërsa Erdoğan mund të pretendonte se ai ishte në gjendje të ndante Evropën dhe të shmangte sanksionet edhe një herë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë