Një kompani e turizmit hapësinor ka thënë se do të fillojë këtë vit të ofrojë udhëtime me ballona heliumi në stratosferë. Japonezja “Iwaya Giken” u premton pasagjerëve në anijen e saj një pamje të rrumbullakët të Tokës nga një lartësi prej rreth 25 kilometrash.










Por ndoshta përpara se të paketoni valixhen, duhet t’i bëni hesapet mirë, pasi një vend në kabinën e ballonës do të kushtojë rreth 180,000 dollarë. Pavarësisht çmimit të lartë, kreu i kompanisë, Keisuke Iwaya, shpreson se komercializimi i udhëtimit në hapësirë do të ndihmojë përfundimisht në uljen e kostos. “Ideja është të bëjmë turizëm hapësinor për të gjithë”, tha ai.




Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




