Pretendimet në rrjetet sociale se vaksina Covid mund të ndikojë në pjellorinë e grave janë të pabazuara, kanë thënë ekspertët. Postime të ndryshme shkruajnë se vaksina Pfizer mund të shkaktojë fertilitet tek gratë, ose të bëjë që trupat e tyre të sulmojnë placentën.
“Por nuk ka asnjë "mekanizëm të besueshëm biologjik" me të cilin vaksina mund të ndikojë në pjellorinë tuaj,”thotë Lucy Chappell, një profesor në obstetrikë në kolegjin King's në Londër.
Si funksionon vaksina?
Vaksina funksionon duke dërguar një mesazh në trup me një plan, duke e lejuar atë të prodhojë një fragment të vogël, të parrezikshëm të " proteinës" dalluese të koronavirusit.
Kjo e shtyn sistemin tuaj imunitar të fillojë veprimin, duke prodhuar antitrupa dhe qeliza të bardha të gjakut për të luftuar virusin dhe duke e njohur atë nëse e hasni përsëri. Nuk mund t'ju japë virusin dhe nuk ka asnjë mënyrë të ndikojë në informacionin tuaj gjenetik. Këto "grimca që dërgohen" janë jashtëzakonisht jetëshkurtëra. Ato japin mesazhin e tyre dhe pastaj shkatërrohen. Kjo është arsyeja pse vaksina Pfizer në veçanti duhet të ruhet me kaq kujdes sepse materiali gjenetik mund të prishet dhe bëhet i padobishëm shumë lehtë. Nicola Stonehouse, një virologe në Universitetin e Leeds, tha se nuk kishte asnjë mënyrë që ajo të mendonte se kjo mund të kishte një ndikim në shëndetin riprodhues.
Çfarë thonë provat?
Diçka që i konfuzon njerëzit është se shkencëtarët nuk kanë të dhëna të sakta dhe të qëndrueshme, e kjo bën që të ketë mendime të ndryshme gjatë gjithë kohës. Kur shkencëtarët thonë se nuk ka "asnjë provë" ata do të thonë se nuk ka pasur ende një studim afatgjatë mbi këtë vaksinë specifike.
“Në fakt ka shumë prova nga vaksinat e tjera jo të gjalla të virusit, duke përfshirë gripin që ato nuk kanë asnjë ndikim në pjellori dhe janë plotësisht të sigurta dhe rekomandohen për përdorim gjatë shtatzënësisë. Dhe prekja nga vetë virusi mund të ndikojë tek fertiliteti kështu që nuk ka lidhje vaksina,” shpjegoi Chappell
Ndër postimet e shumta që kanë shqetësuar ekspertët është se vaksina mund të bëjë që trupi të sulmojë placentën. Sipas tyre kjo nuk është e vërtetë pasi vaksina përmban një proteinë që i ngjan pak asaj që përdoret në zhvillimin e placentës, por nuk është aq e ngjashme sa të ngatërrojë idetë. Vaksinat janë krijuar përreth pjesëve më dalluese të rritjes së virusit për tu siguruar që ai njeh vetëm atë.
“Fakti që proteinat përkatëse kanë një ngjashmëri nuk do të thotë asgjë, pasi ekzistojnë shumë proteina të ngjashme që ekzistojnë në vende të ndryshme në natyrë dhe është gjatësia dhe renditja e tyre e saktë që i bën ato të veçantë,” shton Chappell
Chappell, e cila është eksperte në shëndetin e grave shtatzëna dhe grave që shpresojnë të mbeten shtatzënë, tha se ajo nuk kishte "asnjë shqetësim" në lidhje me pjellorinë. Jonathan Van-Tam, zëvendës shefi mjekësor për Anglinë shpjegoi se deri më tani nuk ka dëgjuar se asnjë vaksinë të ketë ndikuar në pjellori.
Po gjatë shtatzënisë?
Gjatë shtatzënisë, gratë kuptohet se janë shumë të shqetësuara për shëndetin e tyre. Por si rezultat i drejtpërdrejtë i këtyre përvojave, kuptimi dhe trajtimi ynë i ilaçeve gjatë shtatzënisë është krejtësisht i ndryshëm. Këshillat për trajtimet gjatë shtatzënisë janë jashtëzakonisht të kujdesshme. Dhe gratë shtatzëna zakonisht nuk përfshihen në provat klinike, përfshirë ato për vaksinën Covid.
Megjithëse vaksinat janë mjaft të ndryshme nga ilaçet e fuqishme shumica e shërbimeve shëndetësore po gabojnë në drejtim të kujdesit. Ata zakonisht nuk rekomandojnë që gratë shtatzëna të marrin vaksinat nëse nuk janë në rrezik të madh nga Covid-19. Si të gjitha gjërat në kujdesin shëndetësor, ekziston një element i balancimit të rreziqeve. Edhe diçka aq e thjeshtë sa një ilaç kundër dhimbjeve pa recetë mbart një rrezik të vogël të ulçerave dhe gjakderdhjes së brendshme. Por rreziku për shumicën e njerëzve është aq i vogël kur përdoret në mënyrë korrekte, saqë tejkalohet nga përfitimet e trajtimit të dhimbjes relativisht të lehtë.
Burimi: The Wall Street Journal / Përktheu: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.