Nëse këpucët neonike dhe të mbushura me detaje thjesht nuk janë mjaft të veçanta për ju, atëherë këpucët më të fundit nga Adidas do të jenë.
Adidas Predator Edge Crystal+ i ri kanë çdo detaj që i bën thjesht ndryshe nga të tjerat, duke filluar nga mungesa e lidhëseve, pjesa e sipërme e krijuar për ta bërë topin të devijojë më mirë dhe… kristalet Swarovski.
Në Britani këto këpucë po shiten për 300 paund.

Ndërsa vetë këpucët e futbollit janë një ngjyrë bazë relativisht e nënvlerësuar “ulliri”, tre shiritat e markës janë të mbështjellë me mikrokristale që janë projektuar të shkëlqejnë nën dritat e projektorit.
Këpucët Swarovski Crystal+ patën debutimin e parë në Bundesligë fundjavën e kaluar duke zbukuruar këmbët e Jude Bellingham, lojtari i Borussia Dortmund.
Fatkeqësisht, ndryshe nga këpucët e tij, Bellingham nuk ishte në gjendje të shkëlqente pasi Dortmundi humbi 4-1 në shtëpi.
Disa lojtarë të tjerë kanë veshur këpucë futbolli me kristale Swarovski në të kaluarën, megjithëse lojtarë si Pierre Emerick Aubameyang dhe Alexandre Lacazette i kanë pasur të personalizuara.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



