Politike

A do të jenë në seancë për votimin e arrestimit të Berishës? Bardhi: Rama të plotësojë së pari kërkesat e opozitës   

Pas përfundimit të mbledhjes së Grupit të deputetëve të PD, Gazment Bardhi, kushtëzoi praninë e PD për votimin e kërkesës së SPAK drejtuar Kuvendit për dhënien e autorizimit për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj Sali Berishës.

Në një prononcim për median, Bardhi i bëri thirrje Ramës të plotësojë tre kërkesat e opozitës që të jetë në seancë.

“Ne jemi njohur përmes medias me kërkesën e paraqitur nga SPAK. Është lajm i mirë që e dinte adresën e kuvendit që do të duhej të marrë dhe njeh detyrimin kushtetues që për çdo masë që i heq lirinë një deputeti duhet t’i drejtohet kësaj godine që Kushtetuta i ka njohur autorizimin. Qëndrimi jonë por dhe i Berishës është votë pro çdo kërkesë që vjen nga SPAK në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Por i bëj thirrje Ramës të plotësojë kërkesat që ka opozita që ne të jemi në seancë pa diskutim që do të marrim pjesë. Në rast të kundërt asnjë çështje dytësore nuk devijon opozitën nga aksioni që ka nisur në parlament”, tha Bardhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë