Shendet

Remdesivir po funksionon tek kafshët- A është ilaçi që të gjithë kërkojnë?

Sipas një studimi të ri një ilaçi antiviral Remdesivir arriti të parandalojë përparimin e koronavirusit. Lajmi u bë i ditur nga Instituti Kombëtar i Alergjive dhe Sëmundjeve Ngjitëse, ku ekspertët janë shprehur se ilaçi fillimisht u testua tek majmunët, të cilët nuk patën vështirësi në frymëmarrje apo ndonjë dëmtim të mushkërive pas përdorimit.
“Kafshët që u trajtuan me remdesivir, vërtet nuk treguan vështirësi në frymëmarrje si kafshët e tjera. Pra, ilaçi pati qartësisht një efekt shumë pozitiv tek sëmundja. Ne nuk shohim shumë dëme në mushkëritë e tyre,” tha Dr. Emmie de Wit, shefe e Patogjenezës Molekulare në NIAID.
Në studim u përfshinë dymbëdhjetë majmunë, gjysma që morën ilaçin remdesivir dhe gjysma tjetër morën një ilaç që nuk përmbante asnjë medikament.
Pasi ndoqën udhëzimet për dozat e përdorura për pacientët që po trajtohen për sëmundjen COVID-19, shkencëtarët vunë në dukje se virusi i gjetur në mushkëri ishte ulur dukshëm tek majmunët që ishin trajtuar me remdesivir, ndërkohë ekspertët bënë me dije se majmunët që morën remdesivir në fazë të parë të trajtimit të tyre u shëruan plotësisht.
Interesimi për ilaçin e krijuar fillimisht nga kompania farmaceutike Gilead ka qenë gjatë gjithë kohës i lartë. Ndërkohë, prodhuesit e ilaçeve në të gjithë botën po nxitojnë për të zhvilluar një trajtim ose një vaksinë për sëmundjen.
Gjatë këtij muaj, Instituti Kombëtar i Shëndetit në SHBA tha se do të fillonte testimin e ilaçit anti-malarie hidroksilklorinë, për të trajtuar koronavirusin e ri.

“Është e kuptueshme që njerëzit shpresojnë se si hidroksilklorina do të funksionojnë, por si shkencëtarët ashtu edhe të tjerë do të dëshirojmë të shohim të dhënat që tregojnë se ato janë efektive,” tha de Wit.
Ndërsa e pranon urgjencën e situatës me koronavirusin, de Wit shprehet se bashkësia shkencore duhet t’i bëjë gjëra ndryshe këtë herë.
“Po mundohemi vërtet të studiojmë trajtime specifike në prova klinike specifike, në mënyrë që të dimë me siguri nëse funksionon medikamenti apo jo, pavarësisht provave të fundit që janë shpresëdhënëse. Dhe nëse nuk funksionon, thjesht mund t’i lëmë mënjanë të gjitha provat me medikamentet e tjera, apo për të kërkuar trajtime të reja dhe të vazhdojmë të kërkojmë për atë që do të funksionojë,” tha ajo.
Fatkeqësisht nuk ka ende asnjë ilaç apo vaksinë të aprovuara veçanërisht për COVID-19, këtë sëmundjen e cila ka infektuar, mbi 2 milionë njerëz në mbarë botën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë