Komisioni Europian ka korrigjuar parashikimet ekonomike për zonën euro dhe ka shfaqur një qasje me re të errta për ekonominë globale.
Parashikimi për Prodhimin e Brendshëm Bruto gjatë 2019-ës ka rënë në 0.6 që prej parashikimit të vjeshtës 1.3%.
Ky rishikim pasqyron një ekonomi europiane më të dobët në gjysmën e dytë të vitit 2018 dhe një moment pak më të dobët gjatë 2019-ës.
Vitin e ardhshëm, rritja ekonomike pritet të arrijë në 1.6%, përkatësisht 0.1 pikë përqindjeje më pak në krahasim me parashikimin e vjeshtës.
Inflacioni në eurozonë ra në fund të vitit 2018 për shkak të çmimeve të energjisë. Supozimet më në lidhje me çmimet më të ulta të naftës për këtë vit sjellin një rishikim në rënie të inflacionit total të eurozonës në 1.4% në vitin 2019. Një rritje shumë graduale në inflacion pritet në vitin 2020 (1.5%).
Megjithatë, citon raporti, perspektiva për rritjen ekonomike të BE-së, ka në themel uljen e pasigurive dhe një eleminim gradual të faktorëve të përkohshëm vendas që aktualisht mbajnë peng rritjen.
KE evidenton se rreziqet mbeten të qënësishme dhe kryesisht rrjedhin nga gabimet e mundshme të politikave anembanë globit. Edhe nëse lehtësohet disi situata, tensionet tregtare dhe pasiguria rreth zhvillimit të tyre ende paraqesin rreziqe të larta për ekonominë globale.
Në SHBA, rreziku i një shtrëngimi të papritur fiskal duket se është rritur, veçanërisht për vitin 2020. Ekonomia kineze mund të ngadalësohet më shumë se sa pritej, ndërkohë që shumë tregje në zhvillim janë ende të prekshme ndaj ndryshimeve të papritura si rrjedhojë e ndryshimeve globale dhe ndjesive ndaj rrezikut. Tregjet financiare globale mbeten të ekspozuara ndaj ndryshimeve të mëtejshme në perceptimet e perspektivave të rritjes globale dhe qasjes së investitorëve ndaj rrezikut,që do të kishin pasoja në ekonominë globale. Në zonën e euros, në disa shtete anëtare mbeten rreziqet e rifillimit të sytheve negative të bankave sovrane.
Faktorët e përkohshëm që aktualisht pengojnë rritjen, mund të rezultojnë më të qëndrueshme se sa pritej. Së fundi, pasiguri e madhe përfshin Brexit. Eksziton një qasje pozitive, përdorimi më i gjerë i fondeve të BE-së në vendet përfituese mund të nxisë investime shtesë dhe kushtet e favorshme të tregut të punës mund të rezultojnë në kërkesa të brendshme më të larta dhe më të qëndrueshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




