Ekonomi

Finlandezja e supermarketeve të dorës së dytë po promovon prodhimin e qëndrueshëm

Do të blinit në një supermarket të dorës së dytë?

Në Finlandë, shtatë “qendra të ripërdorimit” jo fitimprurëse të quajtura Kierrätyskeskus kanal shpërthyer rreth Helsinkit, duke ofruar mobilje të përdorura, rroba, lodra, libra, gira sporti dhe enë kuzhine.

Të tingëllon si dyqan i sendeve të përdorura? Por është më shumë një mënyrë jetese, duke promovuar konsumin e qëndrueshëm duke shitur gjëra të dorës së dytë dhe atë çfarë quhet “tmerrësisht e mrekullueshme” mobilje të ricikluara. E gjithashtu ka një dyqan online që i shërben mbarë vendit duke ofruar edhe një program edukimi mjedisor.

Ndërsa dyqanet nuk janë të reja, ato përfaqësojnë një shqetësim në rritje se si njerëzit po i bëjnë presion planetit, dhe gjithashtu transmetojnë nevojën për të shkurtuar konsumin. Me parashikimet se popullsia do të rritet në 9 mld deri në 2045, këto ide po marrin përparësi në shumë vende, me ndërgjegëjsimin e njerëzve dhe qeverive për nevojën e uljes së impaktit mjedisor dhe poërqafimin e një “ekonomie cirkulare” duke ripërdorur dhe ricikluar më shumë.
Zelanda e Re është tashmë një shembull, ku qeveria po synon të reduktojë humbjen me një qasje të tillë.

Dhe qytetet po adoptojnë gjithashtu principet.

Ekonomia cirkulare është “ajo në të cilën ne mbajmë burimet në përdorim për aq gjatë sa është e mundur, duke nxjerrë vlerën maksimale nga përdorimi, më pas produktet dhe materialet rikuperohen dhe regjeneorhen në fund të jetës së tyre,” –tha Bordi për Mbetjet dhe Riciklimin në Londër, i cili promovon idenë në kryeqytetin e Mbretërisë së Bashkuar. “Është një alternativë më shumë efiçente dhe ekologjike krahasuar me ekonominë lineare në të cilën në të cilin bëjmë, përdorim dhe disponojmë burime.”

Ndërkohë që idetë janë të shëndosha, mbeten sfidat, me iniciativa si kjo për të reduktuar sasinë e mbetjeve që gjenerohet çdo ditë dhe përhapjen e produkteve të lira të disponueshme që janë përdorur më parë. Grupi i presionit RREUSE vlerëson se 77% e qytetarëve europianë do të ishin të gatshëm të riparonin produktet e tyre, por vështirë se do ta praktikonion ndonjëherë, sepse ata mendojnë se është tepër e shtrenjtë.

Ide të tilla dhe si të rritet ritmi i ndryshimit, janë hulumtuar përmes një kërkimi të Forumit Ekonomik Botëror mbi ekonominë cirkulare, e cila vlerëson se përqafimi i idesë paraqet një mundësi rritjeje botërore prej 4.5 triliard dollarësh deri në vitin 2030. Forumi pret dhe ofron lehtësira për një bashkëpunim publik-privat të quajtur PACE, Platforma për Përshpejtimin e Ekonomisë Cirkulare, e nisur në vitin 2017.

PACE eksploron ide si të reduktohen mbetjet elektronike, ose e-mbetjet, ose rikuperimi i më shumë mbetjeve plastike. Vlerësohet që në 2016, 44.7 mln ton metrikë prej e-mbetjeve ishin gjeneruar globalisht dhe këto mbetje mbartnin depozita me vlerë të lartë të arit,argjendit, bakrit dhe platinit.

“Ne jemi të frustruar dhe në sfidë nga nga ritmi i ngadaltë dhe shkalla e ndryshimit deri më tani, ” shkroi në një raport rreth çështjes CEO i Philips dhe OKB. “PACE do të përshpejtojë leadershipin, bashkëpunimin, investmet, reformën e politikave dhe veprimin.”


*Burimi: Forumi Ekonomik Botëror


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë