Në tre muajt e fundit të 2018-ës PBB e Eurozonës ka ngadalësuar rritjen siç nuk kishte ndodhur kurrë në katër vitet e fundit. Dhe në tërësi 2018 për Zonën Euro ka qenë viti me me zgjerimin më të ulët nga 2014. PBB në 19 vendet që përdorin monedhën e përbashkët euro është rritur me 0,2% në tremujorin e katërt e 1,2% në terma vjetorë.
Të dhënat tregojnë që mes ekonomive të mëdha, me tremujorin e fundit të ngadalësuar, Gjermania ka mbyllur vitin që lamë pas me një rritje prej 1,5%, Franca 1,5%, dhe Italia 0,8% (e korrigjuar për efekte të kalendarit), ndërsa Spanja ka ruajtur megjithatë një hap më të shpejtë krahasuar me partnerët europian me një zhvillim 2,5 %.
Spanja gjithmonë përpara të gjithëve
PBB e Spanjës është rritur në tremujorin e fundit të 2018-ës me 0,7% krahasuar me tremujorin e mëparshëm dhe me 2,4% krahasuar me tremujorin e katërt të 2017-ës duke tejkaluar pritshmëritë e ekonomistëve, që parashikonin një rritje me 0,6% në terma tremujorësh dhe 2,3% në terma vjetorë.
Rezultati tregon edhe një përshpejtim, del tutto in controcorrente, krahasuar me 0.6% në tremujorin e tretë të vitit 2018.
Megjithatë ekonomia spanjolle vitin e kaluar është rritur 2,5%: ritmi më i ngadaltë prej 2014-ës, duke treguar një rënie të dukshme krahasuar me zgjerimin e vitit 2017.
Të dhënat e publikuara nga Instituti Spanjoll i Statistikave tregojnë se ndërsa kërkesa e brendshme kontribuoi 2.7 pikë përqindjeje në rritjen vjetore, kërkesa e jashtme peshoi 0.3 pikë përqindjeje. “Tremujori i fundit i vitit ishte më dinamik. Por ne nuk jemi të shqetësuar (për ngadalësimin), sepse rritja vazhdon të jetë më e lartë se ajo e vendeve tona fqinje “, tha ministri i ekonomisë, Nadia Calvino.
Ekonomia spanjolle është rritur çdo vit me ritme mbi 3% nga 2015 në 2017 pasi doli në 2014-ën nga një recesion gati 5 vjeçar. Banka e Spanjës ka shpjeguar ditë më parë se vendi duhet të përballet me një skenar global të kundërt në të cilin spikasin politikat tregtare të SHBA-ve, një shkallëzim i mundshëm i masave protektoniste, dhe pasojat e mundshme të Brexit.
Risqet për rritjen globale
Për Eurozonën, rritja e biznesit prej 0.2% e regjistruar në tremujorin e katërt përsëriti shifrën e tremujorit të tretë, duke konfirmuar nivelin e ulët që nga viti 2014. Norma vjetore prej 1.2% tregon një përkeqësim të ndjeshëm pas zgjerimit në tre vitet e fundit ishte më shumë se 2 për qind.
Të dhënat e reja mund të detyrojnë Bankën Qendrore Europiane të ulin parashikimet e rritjes në1,7% për 2019: në tremujorin e katërt PBB është rritur në fakt me një shpejtësi ët përgjysmuar krahasimsiht me atë që ishte parashikuat në dhjetor nga Banka Qendropre Europaine.
Shpërndarja e të dhënave nga nga ana e Eurostat është përforcuar nga të dhënat e dobta të një sërë treguesëve, që tregojnë një ngadalësim të ekonomisë botërore mbi të gjitha për shkak të luftës tregtare mes SHBA-ve dhe Kinës, dhe pasigurisë mbi vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për të lënë BE-në.
Shitjet me pakicë në Gjermani janë zvogëluar në dhjetor siç nuk ndodhte që prej 2007-ës. Në Britaninë e Madhe, prodhimi i automjteve në vitin e kaluar pësoi një rënie më shumë të shënuar nga recesioni i 2008-9. Kurse çmimet e shtëpive kanë mbetur të qëndrueshme në janar. Në Kinë industria prodhuese ka shenjuar një ngadalësim për të dytin muaj në vazhdim në janar, ekzaktësisht si prodhimi në Japoni.
Papunësia në Europë qëndron në minimumin e dhjetëvjeçarit
Në Zonën Euro papunësia ka mbetur në 7,9% duke u konfirmuar në minimum që prej më shumë se dhjetë viteve. Taksa e papunësisë është zvogëluar lehtësisht në dhjetor në Itali (në 10,3%) e Spanja (14,5%), që kanë ende nivelet më të larta të papunësisë në vendet e Zonës Euro pas Greqisë.
*Burimi: Il sole 24 ore
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




