Lajme

Vjedhja në Pashaliman, burg për 4 ushtarakët

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën “arrest me burg” këtë të hënë, për 4 ushtarakët që dyshohet se janë të përfshirë në vjedhjen e materialeve ushtarake në bazën e Pashalimanit, ditën e premte.
Ushtarakët që janë arrestuar për ngjarjen, konkretisht janë: Lesko Ramosaçaj 52 vjeç e Edlir Nelaj 42 vjeç përgjegjës, Ervis Memsulaj 23 vjeç dhe Ardit Ramaj 25 vjeç, roje.
Të premten u vodh depoja e armëve në bazën ushtarake të Pashalimanit në Vlorë.

Atje u vodhën armë të llojeve të ndryshme dhe ushtari që duhej të ruante armët nuk gjendej në vendin e punës në momentin që ndodhi grabitja.
Disa orë pas ngjarjes, përgjegjësit dhe rojet u arrestuan, ndërsa sot me kërkesë të prokurorit Hyrjet Lamaj, gjyqtarja Herila Çela i la në burg. Ndërkohë që nuk ka asnjë person të arrestuar për vjedhjen e armatimeve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë