Ngjarje

Tensione dhe përplasje edhe në Durrës e Korçë

Tensione dhe konfrontime janë regjistruar gjatë protestës në Durrës, Korçë dhe Kukës.

Në Durrës një efektiv policie është përfshirë në një përplasje fizike me një protestues.

Pas incidentit, protestues të tjerë kanë ndërhyrë, duke iu drejtuar efektivit dhe duke përshkallëzuar situatën.

Pas përplasjes, turma është afruar drejt forcave të Policisë, ndërsa situata mbetet e tensionuar.

Në Korçë ka pasur përplasje mes policisë dhe protestuesve të cilët kanë tentuar të prishin objekte në qendër të qytetit.

Tensione janë regjistruar edhe në qytetin e Kukësit, ku gjatë protestës janë shënuar dëmtime në rrugë dhe në hapësirat publike.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë