Ndërkohë që para Ministrisë së Arsimit zhvillohej protestë, kryeministri Edi Rama ka mbledhur këshillin e ministrave në godinën e qeverisë.
Mbledhja rutinë e qeverisë si çdo të mërkurë për të marrë vendime, nuk la jashtë vëmendjes atë se çfarë po ndodh në Tiranë me protestuesit.
Rama u ka kërkuar ministrave që të dëgjojnë kërkesat e studentëve ndërsa sipas tij, personat që po përdorin dhunë, nuk janë studentë.
Vlen të përmendet se studentët deri më tani nuk kanë shpalosur kërkesa specifike që lidhen me arsimin por vetëm kanë thënë se kërkojnë dorëheqjen e klasës politike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje