Ngjarje

Nxënës dhe studentë në protestë, përplasje me policinë

Edhe pse protesta e ditës së sotme është njoftuar se do të mbahet në orën 14:00, nxënësit e gjimnazit “Partizani” në Tiranë raportohet se kanë bojkotuar mësimin, në një zhvillim që vjen një ditë pas protestës së studentëve dhe të rinjve në kryeqytet.

Pas tubimit të zhvilluar të martën, i cili vijoi deri në orët e vona të mbrëmjes, nxënësit e këtij gjimnazi kanë ndërprerë procesin mësimor, sipas raportimeve.

Këtij tubimi i janë bashkuar gjithashtu edhe studentët e Universitetit të mjekësisë dhe Politeknikut, që kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit.

As sot nuk kanë munguar hedhjet e sendeve drejt ndërtesës së Ministrisë dhe flakët e ndezura në rrugë.

Gjithashtu ka dhe përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë