Moti

Rikthehen reshjet e shiut në vend, në male breshër

Këtë të premte vendi ynë parashikohet të ketë mot të paqëndrueshëm. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura e alternime kthjellimesh të herëpashershme.

Vranësirat parashikohen të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët fillimisht përgjatë vijës bregdetare e më pas pritet të shtrihet në pjesën tjetër të territorit.

Përgjatë ultësirës perëndimore reshjet parashikohen të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar më shkarkesa elektrike lokalisht breshër në male në verilindje-lindje e juglindje reshje në formën e flokëve të borës.

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë veriperëndimorë e zonave luginore,era fiton shpejtësi deri në 17m/s.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë