Ngjarje

11 vatra zjarri aktive, problematike zona e Lurës

Ministria e Mbrojtjes ka informuar mbi situatën e zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit, ku janë raportuar 29 vatra zjarri. Prej tyre, 11 vatra vijojnë aktive, 3 janë në monitorim dhe 4 janë vënë nën kontroll.

Për përballimin e situatës është angazhuar një numër i konsiderueshëm forcash dhe mjetesh. Në terren operojnë 249 efektivë të MZSH-së, 48 forca policore, 233 forca bashkiake, të AdZM-së, Shërbimit Pyjor dhe ASHP-së, 206 vullnetarë dhe 118 efektivë të Forcave të Armatosura.

Në Dajt vijon puna në zonën mbi tunelet e Qafë-Mollës. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Edhe në Priskë e Madhe nuk raportohet rrezik për banesat.

Në Përmet mbeten aktive vatrat në malin e Nëmerçkës dhe në malin Dhëmbel. Terreni paraqitet i vështirë, ndërsa forcat zjarrfikëse, punonjësit e sektorit pyjor dhe vullnetarët po vijojnë punën për izolimin e tyre. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Ndërsa në Gurë-Lurë, Dibër vijon një nga operacionet më të rëndësishme, me 120 forca të bashkisë, 57 efektivë të FA-së, 15 forca policore, 15 vullnetarë dhe 9 punonjës të AdZM-së.

Në Bulqizë, Shkodër dhe Elbasan ka vatra aktive në terren pyjor.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë