Shendet

Alarm në Tasmani, konfirmohet rasti i parë me virusin H5N1

Tasmania ka konfirmuar rastin e parë të gripit të shpendëve H5N1, virus që tashmë është evidentuar te fauna e egër në pesë shtete të tjera të Australisë, raportojnë mediat lokale.

Rasti u identifikua në bregdetin veriperëndimor të Tasmanisë. Pas analizave laboratorike, zogu rezultoi pozitiv me virusin H5N1, bëri të ditur Korporata Australiane e Transmetimeve.

Me këtë zbulim, Tasmania bëhet shteti i gjashtë dhe i fundit australian ku është konfirmuar prania e virusit. H5N1 u evidentua për herë të parë në Australi në qershor, në Australinë Perëndimore.

Departamenti i Burimeve Natyrore dhe Mjedisit në Tasmania deklaroi se bëhet fjalë për një rast të izoluar dhe se, për momentin, situata nuk klasifikohet si shpërthim. Sekretari i departamentit, Jason Jacobi, tha se mbërritja e virusit në Tasmania ishte “e pashmangshme”.

Në kuadër të masave për zbulimin e hershëm të rasteve, autoritetet tasmaniane kanë kryer monitorime ajrore përgjatë më shumë se 980 kilometrave vijë bregdetare, duke përfshirë edhe ishujt ku ndodhen koloni fokash dhe shpendësh detarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë