Media Galeri

Eklipsi diellor/ Miliona njerëz në mbarë botën ‘të mbërthyer’ me sytë nga qielli

Një nga eklipset diellore më të rëndësishme të dekadave të fundit ka tërhequr vëmendjen e miliona njerëzve në pjesë të Evropës dhe jo vetëm, ndërsa Hëna ka nisur të mbulojë Diellin.

Eklipsi ka tërhequr edhe komunitetin shkencor. Një grup shkencëtarësh irlandezë po e ndjek fenomenin përtej Atlantikut, me synimin për të studiuar koronën diellore dhe për të mbledhur të dhëna gjatë fazave të veçanta të eklipsit.

Ngjarja është konsideruar një prej fenomeneve më spektakolare astronomike të vëzhgueshme nga Evropa dhe ka kthyer vëmendjen e publikut te studimi i Diellit dhe fenomeneve hapësinore.

Eklipsi është parë edhe në Shqipëri.

Në Spanjë, Islandë, Grenlandë dhe një pjesë të Portugalisë, Hëna mbuloi plotësisht Diellin për disa minuta, ndërsa në shumë vende të tjera të Europës fenomeni u pa si eklips i pjesshëm.

Pamjet nga qytete të ndryshme tregojnë sheshe, plazhe dhe pika panoramike të mbushura me njerëz që ndjekin fenomenin me syze mbrojtëse të posaçme. Në Spanjë, autoritetet kishin përgatitur qindra zona vëzhgimi për shkak të interesit të jashtëzakonshëm të publikut.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë