Gazeta Si – Vatra e zjarrit në fshatin Riban, në Bashkinë Mallakastër, është përhapur ndjeshëm gjatë natës, duke marrë përmasa shqetësuese. Aktualisht, flakët paraqesin rrezik të lartë për t’u përhapur drejt masivit pyjor të fshatit Lofkënd.
Forcat operacionale janë përqendruar në dy drejtime kryesore, në Riban dhe Lofkënd, me qëllim izolimin e flakëve dhe mbrojtjen e zonave të rrezikuara.
Terreni i vështirë, bimësia e dendur, shtrirja e madhe e zjarrit dhe era po e bëjnë shumë të vështirë ndërhyrjen nga toka. Kështu që ndërhyrja po bëhet edhe nga ajri, me një helikopter dhe një avion.
Aktualisht në terren ndodhen 5 mjete zjarrfikëse nga Mallakastra, Fieri, Roskoveci, Berati dhe Kuçova, rreth 30 efektivë të MZSH-së, 35 forca bashkiake dhe 2 autobote uji.
Ndërkohë pritet të mbërrijnë edhe rreth 35-40 trupa të Forcave të Armatosura.
Sipas autoriteteve, ndërhyrja në terren po vështirësohet për shkak të relievit, bimësisë së dendur dhe intensitetit të zjarrit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje