Ka ndodhur

Aksident fatal në aksin Korçë-Maliq, humb jetën drejtuesi 27-vjeçar

Gazeta Si – Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure, 5 gusht, në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Vashtëmi.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Audi”, që dyshohet se lëvizte me shpejtësi të lartë, ka përplasur nga pas një automjet tjetër. Si pasojë e përplasjes, automjeti i goditur ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i automjetit të përplasur, një 27-vjeçar që udhëtonte i vetëm, ka humbur jetën në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.

Në automjetin tjetër ndodheshin katër persona. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia, ndërsa tre pasagjerët e tjerë kanë mbetur të plagosur. Një prej tyre po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës, ndërsa dy vajza janë transportuar në Spitalin e Pogradecit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë