Media Galeri

Milano i jep lamtumirën e fundit Franco Baresit

Gazeta Si – Të martën në mëngjes u mbajt ceremonia mortore për ish-futbollistin Franco Baresi – kapitenin legjendar të AC Milan dhe të kombëtares italiane – i cili ndërroi jetë të premten në moshën 66-vjeçare.

Ai konsiderohej si një nga mbrojtësit më të mëdhenj në historinë e këtij sporti. Ceremonia u zhvillua në Bazilikën e Sant’Ambrogio-s, në qendër të Milanos.

Edhe pse ajo filloi në orën 11:00, turma njerëzish ishin mbledhur tashmë jashtë kishës disa orë më parë; shumë prej tyre mbanin veshur fanellat e AC Milan ose mbanin flamujt e skuadrës.

Mes të pranishmëve kishte ish-lojtarë të AC Milan dhe figura të tjera nga bota e futbollit. Ndër ata që morën pjesë ishin Paolo Maldini, Marco Van Basten dhe Daniele Massaro – ish-shokë skuadre të Baresit te Milani gjatë fundit të viteve ’80 dhe fillimit të viteve ’90, një epokë tejet e suksesshme që i dha ekipit pseudonimin “Grande Milan”.

Megjithatë, një mungesë e dukshme ishte ajo e Arrigo Sacchi-t, trajnerit të ekipit gjatë asaj periudhe. Klubi përfaqësohej nga pronari aktual Gerry Cardinale, presidenti Paolo Scaroni dhe lojtarët Christian Pulisic e Santiago Giménez (të dy aktualisht të dëmtuar dhe që nuk po marrin pjesë në ndeshjet që pjesa tjetër e skuadrës po luan në Australi).

I pranishëm ishte edhe kryetari i bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala; ai kishte shpallur një ditë zie në të gjithë qytetin, çka bëri që flamujt në të gjitha zyrat bashkiake të uleshin në gjysmështizë.

Të pranishëm të tjerë të shquar ishin ish-futbollisti Roberto Baggio, drejtori i ri teknik i kombëtares italiane Claudio Ranieri dhe ministri i Sportit, Andrea Abodi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë