Gazeta Si – Pasi ka zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për aferën “Partizani”, Sali Berisha tha se brenda në SPAK po ndërtohet një mini-maternitet për të gjitha gratë, pjesë e kabinetit të Ramës, që përdorin shtatzëninë për t’i shpëtuar përballjes me drejtësinë.
Duke përdorur ironinë e tij, kreu i PD deklaroi se po kryhen “punime intensive, po ndërtonin një mini-maternitet. Dhe kishin sjellë aty, përveç të gjitha mjeteve që duhen për obstetrikën, edhe inkubatorë për bebet. Kishin shkruar një listë me emra, për të zgjedhur emrin. Prit, prit se kjo është më interesante. Po të lindë vajzë, do ta quajnë Skapica, ose Spakica. Po të lindë djalë, Spakic. Spak-u, – u shpreh Berisha. – Me një fjalë, edhe lista e emrave është bërë gati aty për ato që do të quhen ‘bebe të SPAK-ut’. Por, kjo është sigurisht një tallje. Një tallje, por ka një anë më të paimagjinueshme. Se si ministrat, gjasme zyrtarët e qeverisë, përdorin edhe fëmijësinë, shenjtërinë e fëmijësisë, për të shpëtuar nga krimet për të cilat duhet të digjeshin në ferr për vjedhjet që kanë bërë”, tha Berisha.
I pyetur për një rast konkret, Berisha iu referua gruas së kryebashkiakut të Erion Veliaj, duke thënë se “Veliaj, po ajo u hap shtegu, flitet, flitet për disa. Flitet për disa, po unë nuk jam mjeku i tyre dhe nuk mund t’i bëj publike emrat e tyre, pse t’i flasim. Po flitet për disa ministre, ish-ministre a deputete, me radhë. Kjo flitet për epidemi. Epidemi”.
Sipas Berishës po përdoret shtatzënia për të shpëtuar nga burgu. “Tërësisht. Përdorin, edhe një herë, ligjin e shenjtë të fëmijësisë dhe të natyrës, kundër ligjit të shoqërisë. Për t’iu kundërvënë ligjit, Kodit të Procedurës Penale dhe Kodit Penal. Kjo është qeveria e Edi Ramës. E dënoj me forcën më të madhe”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje