Drejtësia

U dënua me 8 vite burg për gjakmarrje, lirohet nga burgu Florian Përvathi

Gazeta Si – Mes të dënuarve që ka përfituar nga amnistia penale, është dhe Florian Përvathi, autori i vrasjes së Lek Lekgjonajt për gjakmarrje.

Kur ka kryer krimin në vitin 2022, Përvathi ka qenë 17 vjeç dhe u dënua me 8 vite burg në vitin 2022.

Ai vrau Lek Lekgjonajn më 24 janar 2022, ku i riu nga Lezha “mori gjakun” e babait të tij, Gjonit. Ndue Lekgjonaj, vëllai i Lekës, i mori jetën në vitin 2009 Gjon Përvathit, babait të Florianit.

Atë ditë nëna e Florit piu fotoksinë duke i dhënë fund jetës. Djaloshi mbeti jetim që në moshën 4-vjeçare.

Floriani u rrit me idenë për të çuar nderin në vend dhe për t’i marrë gjakun babait. Ai gjeti momentin në janarin e këtij vitit duke ekzekutuar Lek Lekgjonajn.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë